Vështirësohet puna në portin e Vlorës për shkak të motit

Foto Arkiv
Vlorë, 17 Dhjetor, 11:50, NOA – Problemet e motit të keq i shoqëruar me erë të fortë, ka vështirësuar punën në Portin e Vlorës. Kushtet e motit kanë krijuar vështirësi në procesin e përpunimit të tragetit të linjës Vlorë-Brindisi, por nuk kanë penguar ankorimin e tij në kalatat e portit, thanë burimet nga porti për korrespondentin e agjencisë NOA.
Shefi i Kapitanerisë së Portit të Vlorës, Anastas Goga, tregoi se, trageti “Red Star” u ankorua me vështirësi dhe pritej qetësimi i detit për ngjitjen e udhëtarëve dhe të mjeteve që do të udhëtojnë drejt Italisë.
Sipas tij, gjatë ditës së sotme niveli i dallgëve në gjirin e Vlorës ka arritur në 2-3 ballë, ndërsa në det të hapur llogaritet të jetë 6-7 ballë. Ai tha se shpejtësia e erës, me drejtim nga juglindja, ka arritur në 12-15 metra në sekondë, por me ndryshime të vazhdueshme.
o.h/NOA