E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me donatorët e IFC, diskutime për vazhdimin e asistencës

Gjate takimit te sotem ne kryeministri Tiranë, 17 Dhjetor, 12:25, NOA - Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me grupin e donatorëve të programeve të IFC-së për mbështetjen e sektorit privat në Europën Juglindore dhe përfaqësues të qeverive donatore, të SHBA-së, Holandës, Austrisë dhe Zvicrës.

Bordi Drejtues i programit Private Enterprise Partnership Southeast Europe (PEPSE) do të zhvillojë këtë vit mbledhjen e tij në Shqipëri për shkak të rëndësisë së projekteve të vendit tonë në kuadër të programeve rajonale që ka PEPSE.

Kryeministri Berisha vlerësoi pozitivisht asistencën që ka dhënë ky program në procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së KESH, OSSH, dhe në përgatitjen e procesit të koncesionit të hidrocentralit të Ashtës.

Kryeministri Berisha e cilësoi si shumë të rëndësishme ekspertizën e këtij projekti në mbarëvajtjen e suksesshme të këtyre programeve në një sektor kritik siç është sektori i energjisë elektrike që do të ketë një impakt të fuqishëm në eficencën dhe menaxhimin e këtij sektori.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjithashtu për mundësitë e vazhdimësisë së kësaj asistence në infrastrukturë, veçanërisht në infrastrukturën portuale.

Nga ana e tyre grupi i donatorëve, i kryesuar nga Drejtori i Departamentit të Konsulencës në Infrastrukturë, pranë IFC-së në Uashington, Laurence Ë. Karter dhe Drejtori i Përgjithshëm i PEPSE Angelo Dell`Atti vlerësuan bashkëpunimin konstruktiv me qeverinë shqiptare si një rast model në rajon dhe një praktikë që duhet aplikuar edhe në vendet e tjera të Ballkanit.    

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›