E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdec, homazhe në përkujtim të viktimave

Rreth orës 12:20, kohë kur ndodhi shpërthimi, në Gërdec kanë nisur homazhet për nder të 26 viktimave të tragjedisë së një viti më parë. Partia Socialiste ka zhvilluar një manifestim në zonën e shpërthimit të Gërdecit. Dhjetëra familjarë të viktimave dhe të plagosurve të shpërthimit të 15 marsit 2008, me lule në dorë, qëndruan pranë zonës së kraterit të rrethuar me gjemba si zonë e sigurisë së lartë. Protesta e organizuar nga Partia Socialiste, ku ishte i pranishëm edhe kreu i saj Edi Rama nis me një minutë heshtje. Në këtë manifestim nuk është dhënë deklaratë, përveç se heshtje, lule dhe qirinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›