Shqiperia, nje mundesi per biznesin britanik
Shqiperia ka njohur sot nje prej prezantimeve me te rendesishme, te mundesive qe ajo ofron per biznesin e huaj. Ne Londer, Dhoma Londineze e Tregtise dhe Dhoma Britanike e Tregtise dhe Industrise ne Shqiperi, bashke me zyren e saj ne Britanine e Madhe, organizuan nje konference te perbashket me pjesemarrjen dhjetera bizneseve shqiptare e angleze, qe operojne ne fushen e energjise, turizmit, infrastruktures rrugore dhe pasurive te patundshme.
Ne Konferencen "Shqiperia e hapur per biznes", perfaqesuesit e biznesit shqiptar ofruan nje panorame te plote te mundesive qe ofron Shqiperia per investitoret e huaj, e kryesisht ata britanike, interesi i te cileve, duhet thene se eshte rritur ndjeshem dy vitet e fundit, vecanerisht ne fushen e turizmit dhe pasurite e paluajtshme.
Mundesi te shumta te hyrjes ne tregun shqiptar u prezantuan nga Presidenti i Dhomes Britanike te Tregtise ne Shqiperi, z. Zenel Hoxha. Institucioni qe ai drejton eshte lider prej vitesh, ne lidhjen dhe ruajtjen e marredhenieve ekonomike mes Mbreterise se Bashkuar dhe Shqiperise.
Ambasadori shqiptar ne Londer, z. Zef Mazi, foli jo vetem per keto mundesi por edhe per reformat politiko -ekonomike te ndermarra nga qeveria shqiptare, per te krijuar lehtesira per biznesin e huaj.
Ai permendi ne shifra rritjen ekonomike dhe faktin qe Banka Boterore e ka radhitur Shqiperine, nder vendet e para ne raportin e saj "Doing Business" per vitin 2008.
Zevendesshefi ekzekutiv i Dhomes Londineze te Tregtise, Peter Bishop, u beri apel perfaqesuesve te disa prej bizneseve me te njohur te Londres, qe te orientojne investimet e tyre drejt Shqiperise; nje vend me mundesi te pafundme, sic e cilesoi ai.
Ne te njejten linje, John Grogan, kryetari i grupit parlamentar te Miqesise Angli - Shqiperi, permendi edhe faktin e nje lidhje te vecante qe ekziston mes dy vendeve prej dekadash.
Nje prezantim interesant ishte edhe ai i deputetit shqiptar, Gjoke Uldedaj, mbi klimen e biznesit ne Shqiperi.
Reformat dhe rritja ekonomike, ishin ne qender te prezantimit perballe biznesmeneve britanike, me theksin tek rritja ekonomike e ketij viti ne Shqiperi, i vetmi vend me te dhena pozitive ne Evrope, ne nje kohe kur bota perjetoi krizen me te madhe financiare, qe prej depresionit te madh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne vitet 30.
"Albinvest", permes nendrejtorit Ilir Barjaba, beri nje prezantim te plote te oportuniteteve te Shqiperise, jo vetem permes te dhenave zyrtare, por edhe nje materiali filmik mbi bukurite natyrore.
Eversheds Binachini, nje zyre ligjore britanike qe operon se fundi edhe ne Shqiperi e Kosove, solli eksperiencen e saj, se si ka hyre ne tregun shqiptar dhe se si po e zhvillon sot ajo aktivitetin: nje shembull real i faciliteteve te "Doing Businnes" ne vendin tone.
Turizmi dhe energjia ishin dy sektoret me me interes ne kete takim historik, sic u cilesua nga organizatoret. Energjia u prezantua fuqishem nga "Elite Group", e njohur per koncesionet minerare, nikel dhe krom, por edhe per energjine e rinovueshme si grupi i pare me nje projekt te tille ne Shqiperi.
Avokate e oportuniteteve te Shqiperise dhe reformave qeveritare per lehtesirat ne biznes ishte gjithashtu edhe Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes, e prezantuar nga drejtori i Politikave, Dritani Ylli dhe keshilltarja e ministrit, Matilda Merxhani.
Takimi do te terhiqte gjithashtu edhe interesin e mediave me prestigjioze ne Britanine e Madhe, si "Financial Times" apo "BBC".
Gjetja e tregjeve te reja per investime, shihet nga ekspertet e ekonomise ne kete kohe si nje prej rrugedaljeve me te shpejta te kompanive te medha, nga spiralja e krizes ekonomike.