Meta: “Berisha gati të vrasë për pushtet”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Me mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar dje për më shumë siguri e drejtësi në vend. Opozita, e cila kishte thirrur këtë miting nën moton “Berisha largohu”, u shfaq e bashkuar në këtë tubim masiv. Protestuesit fillimisht u grumbulluan në sheshin “Skënderbej" dhe prej andej marshuan në bulevardin "Dëshmorët e Kombit”. Tubimi i tyre u përqendrua para selisë së Kryeministrisë. Njëri pas tjetrit, liderët e opozitës kanë marrë fjalën, fillimisht Paskal Milo, pastaj Skënder Gjinushi, Ilir Meta e më pas Edi Rama. Kreu i PS-së tha se shteti i Berishës vdiq në Gërdec, ndërsa kreu i LSI-së akuzoi Berishën se po vret për të mbrojtur aferat e veta korruptive dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të tij. Në mitingun e djeshëm morën fjalën dhe përfaqësues të banorëve të Gërdecit, ndërsa nuk munguan as lëvizja G99 dhe “Mjaft”. Me flamuj dhe banderola të partive të opozitës së majte, ku kërkohej dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Berisha, ata hodhën parulla kundër Qeverisë dhe kërkuan më shumë siguri për jetën dhe barazi përpara ligjit. Liderët e partive të opozitës u ftuan në cilësinë e qytetarit të thjeshtë për të folur në podiumin e improvizuar të kësaj proteste.
Meta
Kreu i LSI-së ishte shumë i ashpër gjatë fjalës së tij në mitingun e djeshëm para selisë së Kryeministrisë. Ndryshe nga lideri i socialistëve, ai kërkoi largimin e menjëhershëm të Sali Berishës nga pushteti, duke e quajtur atë si mallkim. “Është ky njeri që, si një mallkim, nuk po i ndahet fatit të shqiptarëve në rrugën e tyre për t u bërë qytetarë të Evropës. Është ky Sali, feudal dhe gjakpirës modern, i sakrificave dhe i gjakut të shqiptarëve”, - tha Meta. Sipas tij, Berisha ka sjellë një sërë të zezash që nga piramidat, vdekjen e 3000 shqiptarëve në vitin 1997 apo tragjedinë e Gërdecit. Sipas tij, është ai që po e zhyt Shqipërinë në borxhe të pafund, që po mbysin ekonominë e vendit tonë. “Sali Berisha është antipodi i humanizmit, edhe pse është mjek nga formimi. Ai nuk e kupton dot dhimbjen njerëzore, por luan me të me cinizëm. Ndaj, t i besosh sot Sali Berishës, do të thotë të pranosh fundin e demokracisë në Shqipëri dhe të bëhesh fasadë e autoritarizmit të tij. T i besosh sot Sali Berishës, do të thotë t i japësh oksigjen antiligjit dhe antishtetit, dhe të presësh viktimat e radhës së politikës së tij. Ndaj, ndalja e këtij rreziku është domosdoshmëri. Por, ajo kërkon kurajo, qartësi, e mbi të gjitha, liri veprimi, siç po e demonstron sot edhe qytetaria nga mbarë Tirana dhe Shqipëria”, - tha Meta. Kreu i LSI-së pohoi se nuk mund të bëhet reformë me një të papërgjegjshëm që gjakosi shqiptarët dhe opozitën më 1996, që gjakosi opozitën edhe në zgjedhjet e fundit të vitit 2007. Meta tha se të gjithë e dinë se Sali Berisha është përfituesi kryesor nga të gjitha aferat korruptive të Qeverisë së tij. “Të gjithë e dinë se Berisha është gati të eliminojë dhe të vrasë për të ruajtur pushtetin e tij dhe përfitimet e paligjshme. Ndaj, askush nga ne nuk duhet të ketë iluzionin që ky njeri, kryegënjeshtar dhe i papërgjegjshëm të thotë: ja ku më keni, më hetoni dhe më dënoni. Jo. Atë ne do ta çojmë të gjithë së bashku përpara drejtësisë, sepse një Kryeministër, i cili është akuzuar, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, jo vetëm nga dëshmitari i ndjerë që humbi jetën në një aksident krejtësisht të dyshimtë para pak ditësh, zoti Trebicka, por është akuzuar nga gazetat dhe nga mediat më të mëdha të botës, siç u akuzua më 1997. Ndaj, ne të gjithë sot së bashku, qytetarë dhe opozitarë, atdhetarë të përgjegjshëm, kemi vetëm një thirrje për Sali Berishën: Ik Sali Gërdeci, se t i vetëm të zeza mund t i sjellësh këtij kombi. Rroftë Shqipëria evropiane!” - përfundoi Meta.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008