E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Berisha të flasë për legalizimet e varfërinë

Kreu i LSI-së Ilir Meta i ka kërkuar sot kryeministrit Berisha të japë shpjegime për nivelin e varfërisë në zonat rurale e malore dhe për procesin e papërfunduar të legalizimeve. 

TIRANË - Kreu i LSI Ilir Meta i ka kërkuar kryeministrit Berisha të japë shpjegime për nivelin e varfërisë në vend dhe procesin e legalizimeve në vend. “Berisha duhet t’u thotë shqiptarëve se përse nuk është zgjidhur çështja e pronësisë siç e premtoi gjatë fushatës elektorale, dhe përse nuk po e përfundon procesin e legalizimit që do ta mbaronte gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij”, tha Meta.
Në deklaratën e sotme për mediat Meta u shpreh gjithashtu se  Shqipëria vazhdon të ketë rreth 50 përqind të popullsisë së saj në nivelin e varfërisë, dhe 25 përqind të kësaj popullsie nën minimumin jetik. Për këtë Meta i ka kërkuar kryeministrit të japë shpjegime për këtë nivel varfërie.
“Sali Berisha duhet t’u tregojë shqiptarëve e veçanërisht atyre në zonat rurale e malore, se përse Shqipëria vazhdon të ketë rreth 50 përqind të popullsisë së saj në nivelin e varfërisë, dhe 25 përqind të kësaj popullsie nën minimumin jetik. Ai duhet t’u thotë atyre se përse varferia në këto zona është sa dyfishi i  mesatares së vendit, se përse varfëria në fshat është dyfishuar nga viti 2002, në krahasim me varfërinë në qytete, në vend që të reduktohej”, theksoi Meta.
(a.s/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›