BMW-ja shtyp dy efektivë policie tek rrethrrotullimi i Kamzës, vdes njëri
Tiranë- Një efektiv policie ka humbur jetën ndërsa një tjetër ndodhet jashtë rreziktu për jetën pasi u aksidentuan rëndë mesnatën e së shtunës tek rrethrrotullimi i Kamzës.
Burimet e policisë bëjnë me dije se një automjet tip “BMW” X6 me targa të huaja ka qenë duke kaluar pranë vendit të aksidentit, afër Bathores kur kanë aksidentuar dy punonjësit e policisë që po patrullonin aty. Sipas burimeve nga vensdi i ngjarjes mësohet se drejtuesi i mejteit është larguar me shpejtësi.
Efektivi Selman M. ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa shoku i tij ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se ka shoqëruar një person si të dyshuar në lidhje me ngjarjen por nuk ka dhënë detaje për identitetin e tij.
Makina e cila aksidentoi dy efektivët e policisë është gjetur vetëm pak metra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja.
Në vendin e aksidentit është ngritur një grup hetimor për të zbardhur të vërtetën, ndërsa mësohet se është dëmtuar edhe jë tjetër automjet që ndodhej pranë vendit, të cilin efektivët e kishin ndaluar për kontroll dokumentacioni.
Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe një nga deputetët e Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj i cili ka mbajtur më parë postin e një funksionari të lartë policie.