Durrës, arrestohet Edmir Kolecipërplasi dy policët në Kamëz

KAMËZ - Policia ka arritur të arrestojë në Shkozet të Durrësit Edmir Kolecin drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Kamëz nga ku ka mbeti i vdekur polici Selman Mena dhe u plagos rëndë P.Lleshi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30.
Një makinë tip BMW X6 me ngjyrë të bardhë ka përplasur dy efektivë të policisë rrugore të Komisariatit nr 5 të Tiranës të cilët ndodheshin në një postbllok në rrethrrotullimin e Bathores.
Për aksidentin e rëndë janë njoftuar të gjithë drejtuesit e lartë të policisë si dhe Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri Sali Berisha. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit, por deri tani është shoqëruar një person i cili dyshohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit.
Efektivi i dytë i policisë që ka mbetur i plagosur nga aksidenti është P.Lleshi ai ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak dhe po merr trajtim në repartin e reanimacionit pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Për aksidentin e rëndë janë njoftuar të gjithë drejtuesit e lartë të policisë si dhe Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri Sali Berisha.
Gazetari i Tv A1 Report! Arsen Rusta ka informuar se policia ka dyshime se në automjetin që shkaktoi aksidentin mund të ketë pasur lëndë narkotike ose disa armë zjarri. Policia ka gjetur edhe automjetin tip BMW X6 që shkaktoi aksidentin rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes, Edmir Koleci e kishte fshehur automjetin në shtëpinë e tij në Kamëz tek "Frutikultura".
Policia ka arritur të arrestojë në Shkozet të Durrësit Edmir Kolecin drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Kamëz, Arrestimi Kolecit ka ndodhur rreth orës 03:00 të së djelës (05.05.2103). Policia ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e Kolecit pas gjurmimit të telefonit të tij, ai ishte fshehur në Shkozet pas aksidentit tragjik.
(Në foto drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin shtetasi Edmir Koleci)
(Në foto automjeti që shkaktoi aksidentin tip BMW X6 me ngjyrë të bardhë me targa angleze EU09 TWL)
Lajmi u publikua për herë të parë në orën 00:00 të së dielës (05.05.2013) dhe më pas u përditësua në orën 03:30
Redkasia Online
(ad.ti/b.m/shqiptarja.com)