Sot fillon fushata zgjedhore për Prizren dhe Lipjan
PRISHTINE – Sot në Kosovë fillon fushata zgjedhore për raundin e tretë për pushtetin lokal në Prizren e Lipjan. Por ende nuk ka një vendim të prerë se a do të ketë apo jo rivotime në komunën e Gjilanit. Në raundin e tretë kandidatët e LDK-së dhe PDK-së garojnë në Prizren dhe Lipjan. Zgjedhjet lokale, të parat që nga shpallja e pavarësisë së vendit, ishin vlerësuar një sprovë për shtetin e ri, ndërsa përplasjet ndërmjet dy partive më të mëdha kanë vënë në sprovë edhe vetë koalicionin qeverisës. (d.b/BalkanWeb)