E Diel, 1 Nëntor 2026

Shahu diplomatik i Haitit dhe mbështetja për politikën intervencioniste të SHBA-së

Përgjigjia e Presidentit Obama për tërmetin në Haiti ishte e menjëhershme. Ai e vlerësoi situatën si “një nga momentet e duhura kur nevojitet drejtimi amerikan” dhe ka vepruar në përputhje me rrethanat e jashtëzakonshme. E mbështesim presidentin, pa rezerva. Populli më i varfër i hemisferës pësoi goditje të jashtëzakonshme nga tërmetet e këtyre javëve dhe ne jemi gati të japim ndihmën tonë. Situata na detyron të veprojmë shpejt. Haiti është komshi i afërt me ne, me të cilin kemi lidhje kulturore dhe politike prej vitesh. Me një tranzicion që përvijohet në Kubë dhe me disfatat në Amerikën Qendrore nga Venezuela, na jepet rasti t’i gjendemi pranë vendit fqinj sot.Tërmeti goditi në një moment shumë të veçantë për sigurinë e brendshme të Haitit dhe për zhvillimet politike. Nga dita e Francois “Papa Doc” Duvalier “Tonton Macoutes” grupe të armatosura dhe të dhunshme kishin zënë pushtetin në Haiti. Në vitet e fundit, më famëkeqi ka qenë Chimères – mbështetësit e fortë të presidentit të përjashtuar, Jean-Bertrand Aristide. Shtypi shpjegoi nga Port-au-Prince, përmes rrënimit dhe kaosit, se burgu kryesor ishte shkatërruar krejtësisht dhe 1000 të burgosur janë liruar.Tërmeti shkatërroi edhe drejtuesit e misionit UN në Haiti. Duke qenë se presidenti Aristide ishte përjashtuar më 2004, Misioni i Stabilitetit UN në Haiti, me 7 000 trupa është drejtuar nga një ekspeditë ushtarake për të shtypur grupin e dhunës. Aristide po shfrytëzon këtë situatë të re, nga vendi ku është dëbuar, në Afrikën e Jugut. Në Johannesburg javës që shkoi ai mbajti një konferencë ku deklaroi se “nuk mund të pres më, dua t’u ndodhem pranë motrave dhe vëllezërve të mi në Haiti”. Kësisoj, vendimi i presidentit Obama për të përfshirë Brigadën e dytë të 82 Airborne dhe Batalionin e tretë, Marina e dytë mes 8 mijë trupave që do të mbërrijnë në Haiti në fundjavë tingëllon edhe taktike, edhe strategjike. Admirali Mike Mullen, kreu i Stafit të Drejtuesve ka treguar se prania totale e ushtrisë amerikane në rajon do të shkojë shumë shpejt deri në 10 mijë vetë, duke qenë se është një mision humanitar ndihmash dhe një mission ushtarak stabiliteti për të parandaluar rizgjimin e një beteje të dhunshme për pushtet në Haiti.Presidenti Obama po na angazhon për këtë përpjekje. Por, ama nuk mund të lemë pa përmendur se ka një rrezik në detajimin e “skuadrës kombëtare të sigurisë” për Haitin “një prioritet për departamentin dhe për agjencitë tashmë”. Departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes kanë dhënë shumë nga prioritetet e tyre që nuk mohohen kurrsesi. Të marrësh përgjegjësi në Haiti dhe kudo tjetër nuk është aspak e lehtë. Një brigadë trupash të stërvitur për luftë dhe një batalion i Marinës për Haitin mbase nuk duket shumë. Kalendari i presidentit Obama për veprim të shpejtë u duk pak dyshues; Haiti e bën edhe më të vështirë këtë.Një mision i suksesshëm në Haiti sot kërkon më shumë se një kontigjent këmbësorësh të shëndetshëm. Transportuesit ajrorë USS Carl Vinson do të ngrenë një airport ekstra për Port-au-Prince. USNS Comfort do të jetë lehtësia më e avancuar mjekësore në Haiti. Ushtria amerikane do të dërgojë forca për të rindërtuar portin dhe rrugët kryesore. Anija Vinson dhe Marina USS Bataan do të sjellë helikopterë me ujë, barna, batanije dhe ushqim për banorët e Haitit. Forcat ajrore amerikane tashmë drejtojnë sistemin ajror të trafikut në Haiti.Brenda dy javësh administrata ka për të zbuluar një plan mbrojtjeje, një buxhet të ri për 2010.Do të përshkruhet edhe një plan për “rrezikun e ekuilibrave”, megjithëse politikat ndërkombëtare ishin si një portofol mbështetjeje i mirëmenaxhuar. Përgjigjia e presidentit Obama për katastrofën në Haiti pati një ndikim të panatyrshëm. Kjo, për shkak të kapacitetit të jashtëzakonshëm të ushtrisë amerikane për t’i dhënë përmbajtjen e duhur fjalëve në këtë rast. Më shumë se vetëm “pushtet ekstrem” apo “pushtet i butë” apo “pushtet i fortë”, mundësitë tona ushtarake janë mjetet e veprimit. është mirë t’i kesh. Do të ishte edhe më mirë të kishim shumë prej tyre, tani dhe në të ardhmen.
Përktheu Rudina Dahri...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›