E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Protesta e nesërme fillimi i një vale protestash

“Sali Berisha thotë hajdeni të festojmë, ndërkohë që politika zhytet në krizë, shteti ndodhet në krizë, ekonomia gjendet në krizë. Ne i themi Sali Berishës se dhe pak kohë i ka mbetur për të hapur kutitë në të kundërt do të kërkojmë largimin e tij megjithë kutitë përmes përshkallëzimit të protestës popullore”, theksoi Shalsi.

Ai shtoi se protesta e nesërme është vetëm fillimi i një vale të re. “Ose ky pushtet i vjedhur do të hapë kutitë ose ne do ta shpallim këtë pushtet të paligjshëm e do luftojmë për të ofruar fundin e tij me zgjedhje të parakohshme”, përfundoi ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›