E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Hapja e kutive, është rruga drejt integrimit

Gjatë vizitës në lagjen e Kombinatit në kryeqytet, Rama ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet nesër përpara Kryeministrisë, duke u shprehur se "hapja e kutive është rruga drejt integrimit është rruga për t'u çliruar nga zgjedha e zgjedhjeve të deformuara e të kontestuara, është rruga për t'i dhënë çdo qytetari e qytetareje dinjitetin e vet".

Kryeministri Berisha gjatë inaugurimit të ujësjellësit dhe të rrugës kryesore të fshatit Gjokaj, në Bashkinë e Vorës, shprehu keqardhjen për faktin se "opozita ka zgjedhur rrugën e protestës dhe po bën përpjekje për të bllokuar liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit me qëndrimin jashtë Parlamentit".

"Përpjekja për t'i dëshmuar Evropës se Shqipëria nuk meriton heqjen e vizave dhe statusin e vendit kandidat, është jashtëzakonisht e pandershme", tha Kryeministri Berisha.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›