E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Tadic, Meta: Jemi per marredhenie te mira

Ministri i Jashtem Ilir Meta nuk ka komentuar direkt mundesine e nje vizite te Presidentit serb ne Tirane, Boris Tadic, por ka lene te kuptohet se Tirana zyrtare eshte e interesuar per marredhenie te mira me gjithe vendet e rajonit. I pyetur dje nga mediat per mundesine e nje vizite te kreut te shtetit serb, Meta ka theksuar qendrimin zyrtare per te rritur nivelin e bashkepunimit me vendet e rajoni. “Gjate kesaj periudhe ka pasur shkembime vizitash dhe marredheniet bilaterale, kane ecur ne menyre te vazhdueshme. Shqiperia ka marredhenie te shkelqyera me te gjithe vendet fqinje dhe me te gjithe vendet e rajonit. Kjo eshte politika rajonale e Shqiperise, e ndertuar me vullnetin e mire, e vendosur per te pasur marredhenie te shkelqyera me te gjitha vendet”, tha Meta. Nga ana tjeter ai ka theksuar se me gjithe diferencat qe kane dy vendet e per ceshtjen e Kosoves, dy qeverite jane te interesuara dhe per te zhvillimin e ekonomik dhe shkembimet bilaterale. “Ka dhe shume interesa te tjera te perbashketa qe kane te bejne me paqen, stabilitetin ne rajon, shkembimet ekonomike dhe mbi te gjitha me integrimin evropian te vendeve tona”, tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›