Meta: Ceshtjen e kryeministrit e zgjidhin qytetaret
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta dhe drejtues te tjere te kesaj force politike, prezantuan dje ne emisionin “Opinion” ne televizionin “Klan”, programin per zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i LSI-se, Ilir Meta u shpreh se ka pasur divergjencat mes programit te PS dhe LSI per ekonomine. Sipas tij, keto qendrime do te diskutohen pas zgjedhjeve. I pyetur se kush do te jete kryeminister i se majtes pas zgjedhjeve, Meta u shpreh se ai eshte pjese e koalicionit te majte dhe ceshtjen e kryeministrit e zgjidhin qytetaret. “Per kete ceshtje respektojme voten e qytetareve. Ne kemi nje program shume te qarte per qytetaret. Ceshtjen e kryeministrit e zgjidhin qytetaret”, tha kreu i LSI-se, Ilir Meta. Kreu i LSI-se i eshte pergjigjur pyetjeve dhe per mundesine e nje koalicioni me PD-se pas zgjedhjeve. Sipas tij, LSI ka nje koalicion para dhe pas zgjedhor me PS-ne. “Ne respekt te demokracise, LSI kete koalicion me PS e ka afatgjate, e ka strategjike. LSI, edhe nese ndodh qe e majta nuk fiton, gje qe nuk ndodh, ne jemi ne koalicion me PS”, u shpreh kreu i LSI-se.
Z. Meta, cilat jane pikat kryesore te programit tuaj per ekonomine?
Per ne punesimi dhe fuqizimi ekonomik i gruas ka qene dhe mbetet nje ceshtje shume e rendesishme derisa te behemi nje shoqeri e standardeve evropiane me nje barazi te plote gjinore. Ne fund te fundit fuqizimi ekonomik i gruas sjell barazi reale ne shoqeri, ne familje, ne komunitet kudo. Lidhur me koalicionin e meparshem ne e filluam me integrimin dhe per kater vite u arrit liberalizimi i vizave ku roli yne ka qene teper aktiv. Une kam qene edhe koordinatori i permbushjes se te gjithe detyrimeve dhe e mbaruam perseri me integrimin sepse para pak javesh perseri parlamenti atehere kur askush nuk e mendonte i votoi tre ligjet. U be shume mire dhe eshte nje kontribut i te gjitheve. Kjo tregon shume qarte qe LSI eshte nje force qe integrimin e ka pasur dhe e ka prioritet dhe angazhimin konkret. Per sa i takon ceshtjes se rrugeve une kam evidentuar gjithe keto kohe qe eshte shume e rendesishme qe te behen rruge, une i kam pasur prioritet kur ka qene Kryeminister, por absolutisht qe rruga automatikisht nuk sjell zhvillim ne qofte se nuk shoqerohet me politika te tilla te qeverise qe sjellin rritjen e punesimit dhe gjallerimin e aktiviteteve te caktuara. Rasti me ekzemplar eshte qyteti i Kukesit. U be rruga e Kombit, qe une e kam pershendetur qe atehere, por praktikisht nga viti 2009 deri me sot ne Kukes eshte rritur numri i familjeve qe jetojne me asistence sociale ne rreth 2000 nga 4000 mije familje. Kjo ka ndodhur sepse nuk ka pasur nje politike te vemendshme dhe te kujdesshme. Politika qe rruga sjell cdo gje eshte po e gabuar sikurse eshte ideja e tregut te lire qe po ta kemi i zgjidh te gjitha problemet.
Si do te zhvillohet programi i LSI dhe perse nuk i kini bere keto premtime realitet kur ishit ne qeveri me PD?
Une dua te vleresoj se situata ekonomike ka ardhur duke u veshtiresuar per arsye se lidershipi i qeverise aktuale ka qene me i fokusuar tek politika, sesa tek ekonomia, dhe sesa tek vendimmarrja konkrete e shume zgjidhjeve. Une mund te marr nje rast, jane 8 vjet te qeverise Berisha dhe eshte e veshtire te gjejme ne 8 vjet, pavaresisht se turizmi eshte propaganduar si prioritet i jashtezakonshem, nje resort turistik te standardeve te larta, i cili te krijoje per turistet vendas apo te huaj qe ikin ne Turqi dhe ne vende te tjera.
Ka qene mungesa e vendimmarrjeje per nje kohe te gjate. Po keshtu ceshtja e borxheve te kompanive eshte nje ceshtje qe e ka thelluar kete krize dhe kete problem te madh me likuiditetet, me borxhet, me rritjen e nivelit te kredive te keqija. Kjo ka qene zinxhir. E ndien biznesi i vogel kudo. Une mendoj se kjo vjen nga arsyeja sepse prioritet ka qene politika, kane qene lajmet dhe jo vendimmarrja konkrete si per bujqesine, si per turizmin. U mor rasti i Haxhinastos, ai ka bere perpjekjet me te mira per t’u zhvilluar sektori minerar ne drejtim te dhenies se koncesioneve per fabrika pasurimi etj. Por, problemi ka qene qe ka pasur edhe drejtore qe kane qene te forces tjeter politike, te cilet kane zvarritur keto procese. Por, kjo nuk eshte e rendesishme per qytetaret. Qytetareve nuk duhet t’u krijohet nje situate euforike sikur ne 24 qershor do te zgjidhet cdo gje por njekohesisht e bej te qarte se ne Gjermanise nuk kemi cfare t’i bejme pavaresisht perpjekjes se doktorit per ta mundur Gjermanine per sa i takon rritjes ekonomike dhe po te vazhdojme keshtu me kete lidership aktual, ne jo vetem nuk do te kemi rritje por ne do te kemi renie ekonomike. Dhe nuk do te kemi rritje pagash dhe pensionesh. Nje pjese e mire e cilave ka ardhur duke rritur borxhin. Por, do te kemi renie pagash dhe pensionesh. Prandaj thashe te ecim me shpejt, por njekohesisht te ecim me kembe ne toke sepse ketu behet fjale per nje projekt afatgjate. Dhe 24 qershori duhet te sjelle nje politike te fokusuar tek ekonomia, tek reformat, sepse ne nuk do ta parashikojme sesi do te ecin ngjarjet ne Greqi dhe ne vendet e Bashkimit Evropian. Prandaj duhet te pergatitemi per rastet me te veshtira ashtu sikurse nje biznesmen ben nje plan biznesi, dhe llogarit rastin me te veshtire dhe jo rastin me te mire.
Nga njera ane thoni se do te nxisni prodhimin vendas, nga ana tjeter se do te ulni TVSH. A nuk bie ndesh kjo me rregullat e BE?
Ne nuk duam te hyjme ne Bashkimin Evropian dhe te deshtojme nga ana ekomomike. Sepse per cfare e duan qytetaret tane integrimin? Nuk e duan per medalje, por si mundesi per te rritur standardin e jeteses se tyre. Ne jemi per rritjen e prodhimit vendas. Ne kemi nje program shume te qarte, edhe ne fushen e bujqesise, edhe ne te gjitha fushat e tjera. Ne jemi per te gjetur zgjidhjet me te mira, te cilat ndihmojne shtresat me te varfra te shoqerise per te perballuar jetesen permes garantimit te nje bonusi jetik, por njekohesisht edhe per te inkurajuar dhe per te rritur prodhimin vendas. Kemi disa fusha, disa sektore, ku synohet rritja ekonomike, po mund tju them kete gje qe shpeshhere prodhuesit tane, fermeret tane ankohen sepse i kane mbytur si te thuash madhuat nga Maqedonia. E dini pse ndodh kjo? Sepse Maqedonia qe eshte sa 2/3 e Shqiperise ne termat e popullsise si shtet, si qeveri, ndjek nje politike subvencionuese mbi 135 milione euro ne vit. Ndersa ne e kemi 7 milione dollare apo 7 milione euro. Si mund te gjenden ato? Ka shume vepra publike qe mund te behen permes partneritetit publik dhe privat. Dhe shume fonde te tjera ristrukturohen dhe alukohen ne menyre qe ne te arrijme nje rritje sa me te shpejte ekonomike ne sektore qe japin kete impakt te menjehershem.
Vendet e punesimit, kjo varet shume jo thjesht nga rrita ekonomike, nga niveli i rritjet ekonomike, do te jete 5, 7, 9 po dhe aq shume nga aftesia, nga shpejtesia, nga vendimmarrja qe ne do te marrim ne keto momente. Nuk po them thjesht si LSI, po vizioni yne per shtetin, per qeverine per te shfrytezuar ne maksimum ne menyre te vecante krizen italiane. Ku per shkak te rritjes se taksave jane te shumte investitore qe duan te vijne te vendosen ne Shqiperi. Mjaft te veme re rritjen e shpejte te numrit te biznesit. Sepse po te veme re numrin e bizneseve call center ne Shqiperi eshte shtuar, eshte nje rritje marramendese, dhe kjo ndodh per arsye sepse ky eshte nje aktivitet qe mund ta besh shpejt. Jane te shumte investitoret italiane edhe europiane te cilet do donin te vinin ne Shqiperi, por qe pikerisht kerkojne ato parqet industriale, infrastrukturen, energjine, e shume sherbime te tjera, qe ti kryejne pa burokraci, te cilet duhet ti behen dhe ca lehtesira te tjera. Hiqen taksat per pese vitet e para, vetem me nje qellim qe te marrin ne pune mijera e mijera njerez. Eshte kriza italiane nje variant qe eshte aktual, qe duhet shfrytezuar. Eshte njekohesisht dhe situata e investitoreve europiane ne vende te tilla si Tunizia, etj ku per shkak te problemeve politike kerkojne ti transferojne shume aktivitete te cilat jane aktivitete te industrise tekstile, te biznesit fason, preferojne ti bejne keto gjera ne Shqiperi. Nuk kerkojne ndonje investim te madh nga ana e qeverise, kerkojne pragmatizem, dhe kerkojne vendimmarrje.
Kini qendrime te kunderta me PS per programin?
Nuk do te kemi te njejtin problem, sepse edhe PS-ja ka zhvillimin e bujqesise, ka shume pike te perbashketa programore, ka rritjen e subvencionit te bujqesise, etj. Cdo gje do te behet transparente nuk duhet e shqetesoheni para kohe per kete gje.
A mundet qe LSI pas zgjedhjeve te jete ne nje koalicion me PD?
Ne respekt te demokracise, LSI kete koalicion me PS e ka afatgjate, e ka strategjike. LSI, edhe nese ndodh qe e majta nuk fiton, gje qe nuk ndodh, ne jemi ne koalicion me PS.
Kush do te jete kryeminister i koalicionit te majte?
Per kete ceshtje respektojme voten e qytetareve....
Nese PD del force e pare, cili do te jete qendrimi i LSI?
Nese del PD parti e pare si numer mandatesh, kjo nuk ka asnje vlere, sepse rendesi kane mandatet e koalicionit. Ne kemi nje program shume te qarte per qytetaret.
Domethene koalicioni i majte nuk ka nje kandidat per kryeminister?
Ceshtjen e kryeministrit e zgjidhin qytetaret.
A do te fitoni ne fshat. E majta ka pasur probleme per votimin ne fshat?
Ne do te fitojme kudo. Kemi shanse te mira.
Sa do te jete permasa e fitores?
80 me 60. Z. Berisha e ka perfunduar kohen e vet te drejtimit te qeverise dhe te vendit. Le t’ja leme historise te beje vleresime per te. Shqiperia ka nevoje per nje qeveri qe te beje ndryshime, jo per nje qeverie qe do te garoje me Gjermanine.