KiE: Zgjidhni urgjentisht ngercin e KQZ
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes u ben thirrje forca politike te Tiranes te zgjidhin urgjentisht krizen ne KQZ duke konstatuar se deri tani nuk ka ndonje zgjidhje konstruktive. Delegacioni tha se tashme nuk perdoret me percaktimi “ zgjedhje te lira dhe te ndershme” pasi "nuk ekzistojne zgjedhje te perkryera, ku standardet te realizohen 100%".
Delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes publikoi opinionin e saj per situaten parazgjedhore ne Shqiperi, ne perfundim te nje vizite dyditore ne Tirane. Kriza ne KQZ dhe funksionimi i tij vetem me kater anetare nga koalicioni i djathte qeverises dhe pa perfaqesuesit e koalicionit te majte opozitar, ishte ceshtja me e rendesishme e deklarates se bere publike per mediat, nga delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.
Zgjedhjet, te rendesishme
Delegacioni i AP te Keshillit te Europes i konsideron te rendesishme zgjedhjet e 23 qershorit ne raport me zotimet e Shqiperise si vend anetar. ”Shqiperise i duhet te plotesoje me 23 qershor, standardet e KE, per te konfirmuar zotimin e saj te vertete ndaj demokracise, zbatimit te ligjit dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut.”
Kryetari delegacionit, Luca Volonté, theksoi se standardet e KE, te BE, te OSBE/ODIHR-it ne pergjithesi standardet nderkombetare, konsiderohen te plotesuara nese 90% e tyre jane realizuar. Ne kete kuptim, shtoi ai, eshte i vjeteruar dhe nuk perdoret me percaktimi “ zgjedhje te lira dhe te ndershme” pasi "nuk ekzistojne zgjedhje te perkryera, ku standardet te realizohen 100%".
KQZ, nje ceshtje qe do zgjidhje
Kryetari i delegacionit, Luca Volonté, tha se “moszgjidhja ende e krizes lidhur me perberjen e KQZ dhe kur ai nuk perceptohet si i paanshem, zhvillimi demokratik i zgjedhjeve eshte ne rrezik. Nje perberje ne pergjithesi e pranueshme, shumepartiake dhe institucionalisht e pavarur e KQZ eshte nje nevoje urgjente”. Ai shtoi se “KQZ eshte nje problem shume serioz dhe per sa kohe qe nuk eshte i pavarur, krijon nje situate shume te rrezikshme lidhur me rezultatet e ketyre zgjedhjeve.”
Apel per te rritur besueshmerine
Vazhdimi i krizes ne KQZ ka ndikuar edhe ne uljen e besueshmerise se votuesve ne procesin zgjedhor. Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes u ben thirrje partive politike “te bashkojne perpjekjet per te rritur besimin e pergjithshem ne procesin zgjedhor dhe shmangur mosbesimin e publikut ne rezultatin e zgjedhjeve, te garantojne qe zhvillimi i fushates dhe i vete votimit te jene te tilla qe te shtrojne rrugen drejt pranimit te rezultatit te zgjedhjeve nga palet.”
Petros Tatsopolos, anetar i delegacionit te AP te Keshillit te Europes tha se pranimi i rezultatit nga palet eshte ne te mire te Shqiperise. Sipas tij “KQZ nuk mund te mbaje peng zgjedhjet edhe pse ne procesin zgjedhor ka zona gri. Nuk jane te rendesishme vetem besimi dhe kredibiliteti i publikut tek procesit zgjedhor por edhe pjekuria e demokracise ne Shqiperi. Politikanet nuk mund te luajne lojera si kane bere ne zgjedhjet e kaluara”, tha ai.
Shqetesime per fushaten elektorale
Konkluzionet e delegacionit te AP te KE u ndalen edhe tek fushata elektorale. Ata e percaktuan ate si “te qete dhe paqesore” por paraqiten shqetesimin per akuza lidhur me presionin ndaj punonjesve te sektorit publik “nga njera apo tjetra pale, shqetesime per perhapjen e praktikes se blerjes se votave dhe mosrespektimin e kuotes gjinore ne listat e kandidateve per deputete si edhe te mungeses se transparences per financimin e fushates elektorale”.