Meta-Corker:Shqipëria, vend i sigurtë për investimet amerikane
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta po vijon takime në Kongresin dhe Senatin amerikan, ndërsa sot ai është takuar me senatorin dhe njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm Bob Corker.
Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Meta ka theksuar se Shqipëria është vend i sigurtë për investimet amerikane ndërsa ka shtuar se marrja e statusit kandidat në BE nga Shqipëria do të inkurajonte më shumë investimet.
Në takim, kreu i LSI-së Meta dhe senatori Corker kanë rënë dakort të intensifikohen marrëdhëniet tregëtare mes SHBA-së dhe Shqipërisë ndërsa është biseduar edhe për burimet natyrore në vendin tonë.