E Diel, 1 Nëntor 2026

“Suksesi i këtyre operacioneve është përgjigja më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij”

30-03-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha përgëzon forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e kryera dje në Tiranë dhe Vlorë
 
“Kryeministri Berisha përgëzoi dje forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e shkëlqyera të kryera në Tiranë dhe në Vlorë. Në Tiranë ato ndaluan të dyshuarin  e krimit të shëmtuar, vrasjes së arkëtares së një dege banke në sheshin “Shtraus” dhe plagosjen e rëndë të rojes së kësaj banke,ngjarje kjo që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin. Në Drashovicë të Vlorës, forcat e Policisë së vendit së bashku me oficerë të Policisë Italiane, ndaluan një të superkërkuar, i dyshuar si autor krimesh të rënda në Itali dhe Shqipëri dhe i arratisur vitin e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë në Itali. Sipas Berishës, “Suksesi i këtyre operacioneve është përgjigja më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›