Protesta kunder thirrjeve raciste
Tirane-Menjehere pas pamjeve te shoqeruara me thirrje antishqiptare, te disa forcave ushtarake greke gjata parakalimit ne diten kombetare te vendit te tyre ne 25 mars, qindra qytetare shqiptare jane mbledhur para ambasades greke, per te protestuar ndaj kesaj ksenofobie. Rreth ores 11.00 te dites se djeshme, qytetaret i jane pergjigjur thirrjes se Partise per Drejtesi dhe Unitet, si dhe disa organizatave joqeveritare, per te zhvilluar kete proteste. Duke kenduar himnin kombetar dhe kenge patriotike, me parulla mbi ceshtjen came dhe mbi te drejtat kombetare te shqiptareve, protestuesit kerkuan nga qeveria greke qe te denoje keto akte, si edhe nga qeveria shqiptare qe te kerkoje ndeshkim te rrepte dhe te drejte per aktet raciste."Greqia, turp i BE", ishte nje nga pankartat e dukshme te protestuesve.
Edhe Levizja "Mjaft", ka denuar demonstrimin e hapur racist te ushtrise greke. Tone te tilla ksenofobie, jo vetem qe nuk i sherbejne miqesise dhe bashkepunimit mes fqinjeve, por mbjellin fara urrejtjeje dhe shkaktojne destabilitet ne rajon, si dhe vene
ne pikepyetje standardet e integrimit te rajonit ne Bashkimin Europian, deklaruan aktiviste te kesaj levizje.
Proteste kunder thirrjeve rraciste, jane zhvilluar edhe ne Durres dhe Burrel. Ne qender te Durresit, qindra studente te Univesritetit "Aleksander Moisiu", kane denuar ashper fyerjet dhe kercenimet raciste te ushtareve greke. Ndersa protesta e zhvilluar ne qender te Burrelit, arriti kulmin kur disa te rinji vune flaken dhe dogjen flamurin grek, ne shenje proteste per ngjarjen e dy diteve me pare ne qender Athines.