E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do mbështesim forcimin e pozitës së gruas

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha sot se forca që ai përfaqëson do të përkrahë çdo iniciativë që forcon pozitat e grave në Shqipëri, që nga Kodi Zgjedhor, ku Meta sugjeroi që të merren parasysh të gjitha sugjerimit e shoqatave të grave, si dhe në të gjitha pozicionet e tjera drejtuese në jetën politike dhe shoqërore.

Që Shqipëria të jetë evropiane duhet që gruaja shqiptare të fuqizohet, në drejtimin institucioneve dhe në përfaqësimin e merituar të saj në të gjithë jetën politike dhe shoqërore të vendit. Jam i bindur në talentet tuaja dhe energjitë tuaja. Ne kemi nevojë për më shumë dashuri për njëri- tjetrin. Ne jemi kombi i Skënderbeut, dhe i shumë burrave të tjerë të jashtëzakonshëm. Ne nuk duhet të harrojmë, jemi kombi i Nënë Terezës, i kësaj shqiptareje të jashtëzakonshme e cila i dhuroi të gjithë botës dashuri. Ne kemi një detyre më të thjeshtë, ti dhurojmë më shumë dashuri dhe mirësi njërit.- tha Meta.

Komentet kreu i LSI-së, i bëri gjatë përshëndetjes së tij në në Konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim për Tiranën (LGI).

Meta fajësoi politikë për refuzimin dy herë të statusit kandidat për Shqipërinë.

Shqipëria duhet ta kishte marrë statusin kandidat, por për fat të keq ka qenë politika e papërgjegjshme, e cila në vend që të japë kontribut pozitiv, përkundrazi përpiqet të gjejë pretekste për të vonuar procesin, i cili është kombëtare dhe jo partiak. tha ai.

Metë kërkoi që të vihet një klimë më pozitive, e cila do tu shërbejë të gjithëve për të ndërtua një të ardhme më të sigurtë.

Kreu i LSI-së, shprehu mirënjohje për të gjithë shqiptarët të cilët u treguan qytetarë të denjë evropiane, në respektimin që i bënë rregullave të shengenit pas liberalizimit të vizave, si dhe shprehu keqardhje për gratë të cilat kanë qenë viktima të regjimit komunist, të cilat sipas Metës, mund të kishin dhënë një kontribut më të madh për vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›