E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilema e Merkel: Do të sulmohesha po të vija në Greqi?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë dje një test të drejtpërdrejtë për të mësuar se deri ku shkon antipatia e grekëve për të pas nxitjes së saj për masa të ashpra kursimi në qeverinë greke. Në një dialog me presidentin e Sindikatave greke, Janis Panagopulos, gjatë një takimi të zhvilluar dje në Berlin, Merkel mbështeti politikat e saj dhe u shpreh e hapur ti dëgjojë edhe pikëpamjet e kundërta, madje edhe gjatë një vizite të mundshme në Greqi. Në këtë moment ajo ka pyetur papritur presidentin e Sindikatave greke, GSEE: Nëse do të  vija në Greqi, çfarë mund të ndodhë? Do të më sulmonin?. Ai nxitoi për ta siguruar, duke u përgjigjur: Jo, këto i shkruan gazeta Bild. Më parë, zoti Panagopulos i kishte raportuar kancelares mbi efektet dramatike të masave shtrënguese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›