E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat jo me kredi per problematiket

Te gjitha te dhenat raportohen ne sistem ku bankat mesojne cdo informacion qe ka te beje me financat e kreditoreve te tyre


Kush nuk eshte treguar korrekt me shlyerjen e kredise do ta kete te veshtire te marre nje tjeter


TIRAN- Te dhenat financiare te te gjithe atyre qe kane marre te pakten nje kredi do te jene ne dispozicionin e te gjitha bankave ne vend nepermjet nje sistemi te vecante sic eshte Regjistri i Kredive.


Ne fakt ky sistem ekziston qe prej tre vitesh por se fundmi Banka e Shqiperise ka miratuar nje rregullore te re per funksionimin e tij duke parashikuar nje mori procedurash te tjera per verifikimin e te dhenave financiare per kredimarresit.


Qellimi kryesor i regjistrit eshte mundesimi i informacionit ndaj bankave per aplikuesit per kredi qofshin keta individe apo biznese. Ne kete menyre synohet mbrojtja e sistemit bankar nga kreditoret qe kane veshtiresi ne shlyerjen e detyrimeve te cilet me pas mund te behen kontingjent i kredive te keqija. Keto te fundit kane njohur rritje te ndjeshme gjate gjashte mujorit te pare te ketij viti duke kaluar mbi 12 per qind.


Ne regjistrin e kredive raportohen dhe perpunohen informacione qe kane te bejne me gjendjen e kreditit te kredimarresve ne sistemin bankar si dhe te personave qe kane dale garant.


Kur nje individ apo biznes aplikon per kredi ne nje nga bankat e nivelit te dyte ne vend kjo e fundit i jep kohe vetes per shqyrtimin e aplikimit duke analizuar nje sere treguesish perfshire edhe te dhenat nga regjistri i kredive.


Keto te dhena jane hedhur gjate shlyerjes se kredise se meparshme ku sipas sjelljes kreditori eshte klasifikuar edhe me nje status i cili mund te jete pozitiv nese ai ka shlyer brenda afateve te percaktuara detyrimet ose negativ nese ka qene problematik ne marredhenie me banken.


Ne momentin e aplikimit midis klientit dhe bankes nenshkruhet nje marreveshje ku kredimarresi i lejon bankes qe te kerkoje ne regjister te dhena financiare qe kane te bejne me te. Kjo eshte nje nder percaktimet e reja te parashikuara ne rregulloren e miratuar se fundmi nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise.


Nderkohe te dhenat e hedhura ne menyre te pasakte mund ta demtojne kredimarresin ne kerkesen e tij te ardhshme per financim. Nese banka ne te cilen ai ka pasur nje kredi e ka raportuar ate me statusin negativ ka pak gjasa qe ai te mund te marre nje kredi tjeter. Ne kete rast kredimarresi mund ti drejtohet bankes duke kerkuar rregullimin e pasaktesive.


Nese te dhenat negative te pasqyruara jane te qendrueshme atehere kredimarresi eshte vertet ne nje situate te pafavorshme pasi te gjitha bankat brenda vendit ku ai mund te aplikoje per kredi kane mundesine e verifikimit te te dhenave te tij nepermjet regjistrit. Ne kete rast eshte krejt normale qe banka te refuzoje financimin per shkak te biografise se keqe ne regjistrin e kredive. Te dhenat ne regjister jane te detajuara.


Raporti fillon nga kredia e marre e fundit ne radhe duke pasqyruar te gjithe historikun e shlyerjes se saj si dhe informacione mbi personat qe kane dale garant per kredimarresin. Rregullorja e re pritet te filloje se zbatuari duke r qe prej mesit te ketij muaji.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›