Meta Oferta per 3G-ne trefish i vleres ne tender
I pranishem ne konferencen mbi mundesite qe ofron Shqiperia per te bere biznes ministri i Ekonomise Ilir Meta dha nje prononcim per mediat duke komentuar edhe vendimin e AKEP mbi licencen e sherbimit 3G akorduar nje shoqerie te vetme.
Krahasuar me nje vit me pare Shqiperia ka pesuar renie ne klasifikimin e raportit Doing Bussines te Bankes Boterore. Reformat pothuajse kane mbetur pezull. Pse keto hapa mbrapa
Treguesi me i mire i klimes per biznesin ne Shqiperi mendoj qe eshte tenderi i zhvilluar dje te henen per licencen per 3 G ku fituesi doli me trefishin e vleres se perllogaritur sipas te gjitha standardeve europiane dhe disa here me lart se sa ne vende te tjera te rajonit. Kjo tregon interes ne rritje te investitoreve te huaj per te investuar ne Shqiperi dhe nje norme shume te larte fitimi ne kete vend per shkak te mundesive gjithnje e ne rritje dhe per shkak te nje ekonomie gjithnje dhe me vibrante.
Meta ne buxhetin e vitit 2011 nuk parashikohen te ardhura nga privatizimet. Do te thote se nuk do te kete privatizime
Absolutisht qe privatizime do te kemi dhe priten privatizime shume te rendesishme dhe te suksesshme. Megjithate kjo ka te beje me kohen e realizimit te ketyre privatizimeve te cilat tashme kane nisur procesin e tyre.
Kur flisni per privatizime te medha per cilat e keni fjalen
Natyrisht privatizimi i Albpetrolit dhe pritet edhe privatizimi i kater hidrocentraleve te vogla dhe te mesme qe nuk jane pjese e lumit Drin.
Meta cfare efektesh do te kete ne ekonomine shqiptare liberalizimi i vizave
Vetem efekte pozitive. Intensifikim te shkembimeve jo vetem njerezore por edhe tregtare dhe ekonomike. Natyrisht qe pershpejtimi i levizjes dhe i qarkullimit vecse eshte pozitiv edhe per ekonomine.