Vizat, Berisha:'Bllokmenët e ri' tentuan t'i bllokojnë, qeveria bëri reforma
TIRANE- Lëvizja e lirë e shqiptarëve u bë e mundur me përpjekjet dhe reformat e suksesshme që shembën cdo lloj paragjykimi. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ndërsa u ndal tek 15 dhjetori, ditë në të cilën hy në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza.
Berisha sulmoi opozitën duke e quajtur atë 'grup bllokmenësh të ri' ndërsa foli për përpjekje të PS-së në qarqet ndërkombëtare për të bllokuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
Greva e urisë, protestat e ndërmara dhe ato që priten të mbahen, sipas Berishës janë përpjekje të dshtuara të opozitës për të bllokuar procesin.
"Pasnesër shqiptarët nisen të lirë në mbarë europën, bllokmenët e ri nesër protestojnë. Le të protestojnë sa të duan shqiptarët do të lëvizin të lirë në mbarë Europën se kjo është vepra e reformave tona të thella e të gjithanshme'- tha Berisha