Meta: Do te hapim 6 mije vende pune per naftetaret, pas ardhjes ne pushtet
"Levizja Socialiste per Integrim garanton nje rritje shume me te madhe ekonomike dhe te qendrueshme, qe te kthehet ne dobi per shqiptaret dhe jo nje rritje ekonomike qe te shkoje ne favor te Fazllicit apo miqve te tjere te Berishes". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta, gjate vijimit te turit te tij paraelektoral, i ndalur ne qytetin e Fier, ku shoqerohej nga udheheqesi i listes se ketij qarku, Dritan Prifti dhe kandidatet e tjere. Gjate vizites ne Zharre, Meta dhe Prifti vizituan zonen e puseve, e cila eshte krejtesisht e ndotur nga puset e naftes, qe vazhdojne te funksionojne nepermjet teknologjive te vjetra dhe te konsumuara. "Me ardhjen ne pushtet pas 28 qershorit, LSI do te investoje jo vetem per te mbrojtur shendetin e banoreve, te cilet jetojne ne keto zona, por edhe per te bere te mundur hapjen e 6 mije vendeve te reja pune ne sektorin e naftes", premtoi ish-kryeministri. Ai shprehu keqardhjen qe keto mbetje nuk perpunohen, por perkundrazi shkojne edhe ne Seman, shkojne edhe ne det dhe demtojne ne kete menyre mjedisin dhe turizmin ne gjithe kete zone. Duke folur per kete industri, Meta theksoi se jane te vendosur, qe te shumefishojne kapacitetet prodhuese te naftes ne vendin tone. "Ne do te garantojme investime te cilat kane nje teknologji te perparuar dhe qe shoqerohen me zgjidhjen e pasojave per ndotjen e mjedisit dhe shendetin e komunitetit tuaj", siguroi ish-kryeministri. Ai tha se LSI, ka nje program te qarte dhe jane te vendosur qe te ecim perpara ne kete drejtim, sepse kjo eshte nje pasuri kombetare, e cila duhet te kthehet ne nje burim mireqenie per gjithe vendin, por ne radhe te pare per ata qe jetojne mbi kete pasuri. Ne perfundim te takimit lideri i LSI-se, premtoi dhe njohjen e statusit te naftetarit pas zgjedhjeve te qershorit.