E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet, pajisen me karta mbi 2.000 te denuar

Mbi 2.000 te denuar, qe vuajne denimin ne burgjet shqiptare jane te gatshem te votojne ne zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i Burgjeve, Gazmend Dibra tha se ne burgjet me te medha ka mbaruar procesi i pajisjes me leternjoftimet elektronike. "Procesi i pajisjes se tyre me karta identiteti ka hyre ne nje faze konkrete, 50% e tyre, rreth 2.000 nga 4.980 kane kartat e reja te identitetit", deklaroi dje Dibra per mediat. Ne Shqiperi numerohen rreth 4.000 te denuar. Si gjithe te tjeret dhe kjo kategori personash gezon te drejten e votes. Dibra deklaron se pavaresisht rasteve te refuzimit per t'u pajisur me dokumentin e ri, numri i tyre eshte thuajse i paperfillshem. "Ka pasur raste te refuzimit, kryesisht njerez me probleme me drejtesine dhe ata me crregullime te shendetit mendor", tha drejtori i Burgjeve. Pervec garantimit te mbarevajtjes se ketij procesi, sipas tij, ai do te monitorohet dhe nga komisioneret e huaj dhe vendas. "Per monitorimin qe do t'i behet nga faktori nderkombetar dhe kushtet e krijuara per votim, jane masat e nevojshme", tha Dibra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›