E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Ekonomia në 3-mujorin e 2 u rrit 0.5%

TIRANË- Kriza që ka përfshire Eurozonën ka ngadalësuar aktivitetin ekonomik të vendit. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë 3 mujorit të dytë të vitit, ekonomia jonë u rrit me 0.5% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Duke qenë ndjeshëm më ulët se rritja e tremujorit të parë të këtij viti që ishte 3.7%.

Sipas të dhënave të INSTAT. Aktiviteti bujqësor në tremujorin e dytë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 3.4 përqind dhe 1.1 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011.

Ndërkohë, që aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2011 pati rënie me 1.7 përqind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit te shkuar.

Pak ditë më parë ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se rritja ekonomike për gjithë vitin 2012 është 3.8 %. Ndërsa, për vitin e ardhshëm është parashikuar që ky tregues të jetë 4.3%, duke marrë parasysh ekeftekt e krizës së Eurozonës në ekonominë shqiptare.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›