E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ambasadorët takojnë Berishën dhe Ramën

Tre ambasadorët e akredituar të Tiranë, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth do të takohen sot me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
 

Mendohet se në qendër të takimeve do të jetë rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe vendimi që pritet të jepet nga Kolegji Zgjedhor për ankimimin e PS-së për rezultatin e kryeqytetit.
 

Më herët tre ambasadorët i kanë bërë thirrje palëve të pranojnë vendimin e Kolegjit zgjedhor cilido qoftë ai pasi sipas tyre vendimet e institucioneve nuk duhet të diskutohen nga asnjëra palë.
 

Ndërkohë rreth orës 10:00 kreu i opozitës Edi Rama do të presë dy reportertët e Këshillit të Evropës, senatorin çek Tomas Jirsa dhe deputetin moldav Grigore Petrenco.

Vizita e dy reporterëve nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Shqipëri ka si qëllim opinionin fakt-mbledhës për situatën politike që po kalon vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›