Meta: Edi Rama, jo Kryeminister

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, njeheresh ish-kryeminister i vendit, Ilir Meta ne emisionin "Ora e Debatit" te gazetarit Alfred Peza, eshte shprehur kunder Edi Rames kryeminister, ne rast se e majta eshte fituese ne zgjedhje. Duke nenvizuar faktin se koalicioni do te jete vetem me PS, lideri i LSI ka thene se nuk mungojne alternativat te e majta, duke kembengulur se vendi gjithsesi nuk do te kaloje ne zgjedhje. Por nga ana tjeter, Meta nuk ka munguar te shprehet per here te pare se, nese do te ishte futur koncepti i fraksionit ne PS, ai nuk do te ishte larguar kurre nga kjo parti. Meta ka garantuar se do te jete nje faktor percaktuar pas zgjedhjeve ne krijimin e qeverise. Gjithsesi, dje ka shpjeguar dhe kthesen ne qendrimin ndaj Rames.
Cfare ka ndodhur me kthesen 180 grade te LSI ne qendrimin ndaj PS?
Nuk shikoj ndonje kthese, perkundrazi, ishte thjeshte nje konfirmim i qendrimit tone qe ka qene konstant dhe i konsoliduar, qe synon daljen ne pension te Berishes dhe fitoren e te majtes, te forcave progresiste. Ne rast se ka ndonje surprize per mediat, pasi kishte amplifikim te jashtezakonshem te zedhenesve se LSI do te bashkepunonte me Berishen, duke bere keshtu diversione, eshte gje tjeter. Keshtu qe, ne deklaruam me vone se ne pas zgjedhjeve do te bejme koalicion me PS. Ne asnjehere nuk kemi thane qe do te bashkepunojme me Partine Demokratike.
Protesta ne nje dite tregoi carjen e se majtes, pasi u permend shume Rama. Komenti juaj?
Protesta ishte "Berisha ik" dhe jo "Rama ik". Une kam vleresime te ndryshme me socialistet dhe me zotin Rama, qe eshte si dy pika uji me Berishen. PS eshte aleate potenciale e jona. Ne nuk do te bejme koalicion parazgjedhor, sepse kjo eshte e vendosur ne Kodin e Ri zgjedhor. Ne rast se LSI nuk fiton? Ne rast se PD nuk fiton? Ne rast se PS nuk fiton? Cfare do te mbetet, le te qendroje jashte. Se kush do te jete kryetar pas 28 qershorit eshte ceshtje tjeter.
Koalicion pa Ramen ne krye?
Nuk ka asnje kthese, se ne asnjehere nuk kemi lene per te kuptuar qe mund te bejme koalicion me PD-ne apo me Berishen. Perkundrazi kemi pasur nje bashkepunim intensiv te Rames me zotin Berisha. Levizja Socialiste per Integrim ka qene nje opozite ndaj Berishes dhe ndaj lidershipit te PS-se. Une dua te theksoj qe ka ndryshim te qendrimit politik te LSI, mbetet forca gjithmone opozitare e qeverisjes aktuale. Nuk kemi kundershtar Partine Socialiste, por Partine Demokratike. Por nese nuk fitojme dot vetem, ne jemi te hapur per bashkepunim vetem me PS-ne.
Ndarja mes jush dhe Rames ku ka filluar?
Pas zgjedhjeve lokale ka qene ftohja. Ndarja e pare ishte kur PS per here te trete deshtoi komisionin zgjedhor, pasi e kishte zgjidhur me PD-ne.
Ju thoni qe do te beni koalicion me njeriun qe firmosi ndryshimet Kushtetuese...?
Ne do te bejme referendum, pas ardhjes ne pushtet.
A keni ndryshuar qendrim?
E para, nuk ka asnje ndryshim qendrimi lidhur me politiken e Levizjes Socialiste per Integrim. Nuk ka ndryshuar qendrimi yne per ate komplot qe iu be Kushtetutes se Shqiperise, per ate qe ndodhi kur u prishen balancat dhe qe cenoi rende pavaresine e gjyqesorit. Thuhet sot qe ka cenim te gjyqesorit, por harroi Partia Socialiste, qe vota e saj ua dha kete. Ne hyjme per te fituar, cdo parti hyn per te fituar.
Ju kishit nje koalicion qe ju dha vota ne zgjedhjet vendore?
Ishte nje koalicion i ndertuar mbi nje marreveshje, mbi ato qe bente autokritike Partia Socialiste. Por koha ndryshoi...
Nese ju do te beni aleance me PS si do te ndikoje ne LSI?
Jemi ne demokraci. Une ju siguroj se nese ne PS do te ishin pranuar me kohe fraksionet, une do te isha ne PS. Ne rast se me vone do te pranoheshin, Petro Koci, nuk do te krijonte nje parti te re. Hapesira demokratike eshte kaq e gjere sa cdo rryme e gjen veten tek cdo parti politike, pasi nuk ekziston fryma e kundershtimit. Ne asnjehere nuk jemi perpjekur qe te mohojme bazen ideore.
Kush eshte baza ideore?
Elektorati yne eshte nje elektorat i cili kerkon politika sociale dhe zhvillimore. Eshte nje elektorat progresist qe kerkon nje ndryshim qe se gjen tek PS dhe PD, gjithashtu nje elektorat te majte. Lajmeroi PS per Gerdecin, qe ne e dime shume mire qe ato e mbeshteten mbylljen e Gerdecit. Ato lajmeruan ftesen per mbeshtetesit, por jo LSI-ne.
Levizjen e keni bere per shkak se sondazhet po ju jepnin rezultate te uleta...?
Ne kemi bere nje projektligj per moshen e trete. Partia Socialiste nese ka bere gjera te mira s'ka pse te jete kunder vendimit per referendum mbi ndryshimet Kushtetuese.
Do te pranoni qeverisjen me Ramen kryeminister apo do te lejoni zgjedhje te parakohshme?
Cdo njeri qe vendos kushte do te behem une o s'ka, i merr pergjegjesite vete. Ky eshte nje egoizem qe do te denohet shume ashper.
Do te beni Ramen Kryeminister apo nje kandidat tjeter ne qeverisje?
PS ka pasur shume kandidatura. Cdo njeri ka te drejte te behet kryeminister, ka te drejte te hyje ne gare cdo njeri. Nese shqiptaret japin 71 vota ne do t'i japim doren. Ne s'mund te behemi si Berisha, se vetem ai thote qe fiton dhe kur humbet zgjedhjet, ne s'mund te behemi si ai.
Rama u prit ne Tropoje. Por ju e keni te veshtire te shkoni atje?
Jo, s'kam pasur asnje problem, se ka nxjerre disa persona me arme Berisha?! Jo, s'ka asnje gje kunder.
Koalicioni me PS kushtezohet me Ramen ne Kryeminister?
Ka shume alternativa brenda te majtes qe mund te bejne shume mire rolin e Kryeministrit. Ka figura. Kemi qene shume vite ne Qeveri.
Vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme nese ju s'bini dakord per ceshtjen e Kryeministrit?
Vendi nuk do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme, ne do te gjejme nje zgjidhje.
Ka nje perballje, por realisht lufta konkrete ne terren eshte PS-LSI. Tani ka qene kush merr figura midis dy partive. Po ju pse s'keni reaguar ne te njejten menyre, pasi kemi pare me shume te larguar drejt PS...?
Ne jemi shume te ndergjegjshem, vetem ne nje rast kane dale 7-8 keshilltareve dhe kane dhene mesazhe qe PS duhet t'i leje lojerat dhe te mos publikoje sikur iken te larguar qe nuk ekzistojne ne LSI. Qendrimi yne eshte shume konstruktiv. Problemi yne kryesor eshte Berisha. Ne do te japim alternativen tone, kemi tre prioritete, punesim, punesim dhe punesim. Nuk kemi pse te merremi me Partine Socialiste, eshte vendi yne. Kjo nuk eshte kthese. Nese Berisha ndryshoi Kushtetuten, s'e beri vetem, apo jo?! Ne nuk merremi fare me ate qe ben zoti Rama dhe si e drejton ai partine e tij.
Cili eshte brumi qe po gatuhet per Kryeministrin e ardhshem, pasi Rama e tha ne nje stacion televiziv, do jete kryeminister?
Une mendoj se, po kemi thene edhe Berisha edhe Rama, sepse Kushtetuten nuk e dhunonte dot pa votat e Ramen. Berisha 70 vota i ka s'i ka. Ne s'mund te themi qe e ka fajin Berisha, kur ai e miratoi me konsensusin e Partise Socialiste. Ky nuk ka qene vullneti i Partise Socialiste. Do te kete zhvillime. Cdo gje mund te diskutohet pas zgjedhjeve.
Cili do te jete faktori i humbjes se zgjedhjeve?
Ne rast se askush nuk arrin te kete qeveri me koalicionin qe hyn ne zgjedhje, ne do te ulemi te bisedojme.
Mos jeni bere pishman qe keni qene kunder?
Jo nuk jam bere. Shume gazeta prane Partise Socialiste spekuluan qe Berisha mund te beje koalicion me LSI. Deri ato thane dicka, ne s'paskemi te drejte te bejme nje sqarim. Mund ta kene thene eksponente te PS-se qe mund te bejne koalicion me PD-ne.
Me deklaraten tuaj i keni dhene nje pergjigje elektoratit te LSI...?
Une mendoj se ne i kemi dhene nje pergjigje te gjithe qytetareve shqiptare. Kjo ceshtje nuk eshte vetem e elektoratit te LSI-se, por as te PS-se, eshte nje pergjegjesi perpara opinionit publik. Jemi te hapur, jemi konstruktive.
Te hapur per cfare?
Jemi hapur per gare.
Sondazhet?
Ne e dime shume mire se ku jemi. Ne sistemi na favorizon. Ne jemi percaktues dhe i ngelet PS-se te vendose se cfare do te beje pas zgjedhjeve. Edhe ne Kukes jemi 100% te bindur se do ta marrin nje deputet.
Kush eshte morali qe ju merrni Luan Memushin sepse ju keni qene kunder menyres se si qeveriste zotin Nanon?
Une nuk jam larguar nga Partia Socialiste, jam perjashtuar. Cfare ka bere ai qe mund te kete kunder tij. pavaresisht verejtjeve, zoti Memushi nuk e hodhi poshte shqetesimin tone. Ne jemi parti qe i kemi listat e hapura. Sot kam qene une dhe kam shpallur tre kandidateve sepse une s'kam pasur si qellim qe t'ia fus shokeve te mi.
"LSI, prioritet punesimin e gjithe shqiptareve"
Punesimi eshte e vetmja alternative e Levizjes Socialiste per Integrim pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne fjalen e marre para perkrahesve te kesaj force politike, ne qytetet Cerrik, Belsh dhe Peqin, kryetari Ilir Meta u shpreh se LSI i njeh hallet dhe problemet e ketij komuniteti ndaj dhe alternativa e partise qe ai drejton eshte vetem punesimi. Cerriku, tha ai, do t'i thote lamtumire bukes me lista dhe papunesise. Me tej Meta u eshte drejtuar pjesemarresve duke ju thene se ka ardhur koha per tu bashkuar per te marre vendime te rendesishme. Sipas tij koha per veprim do te thote qe te gjitha politikat te konvertojne per te hapur vende te reja pune ne mbare Shqiperine. "Eshte koha per veprim per tu bashkuar me politikat e LSI per te hapur sa me shume vende te reja pune, jo vetem ne Cerrik apo ne Elbasan, por ne te gjithe Shqiperine", deklaroi lideri i LSI, Ilir Meta.