"Leternjoftimet brenda muajit qershor, perndryshe Shqiperia rrezikon shume"
Shqiperia rrezikon shume, nese brenda muajit qershor nuk perfundon procesin e ndarjes se kartave te identitetit per te gjithe zgjedhesit. Keshtu u shpreh dje, ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernd Borshhard. "Ne Shqiperi, pergatitja e kartave te identitetit, perben nje sfide shume te madhe. Ne shpresojme qe deri ne qershor, qe do te zhvillohen zgjedhjet, procesi i ndarjes se kartave te identitetit, do te funksionoje sic duhet", u shpreh ambasadori Borshhard. Sipas tij, "nese nje proces i tille nuk do te realizohej brenda ketij afati, atehere do te ishte shume keq jo vetem per Shqiperine, por dhe vendet anetare ne NATO". Per kete arsye, ai theksoi se eshte i domosdoshem realizimi ne kohe i pajisjes te te gjithe shtetasve me kartat e identitetit. Nga ana tjeter, diplomati gjerman mbeshteti dhe deklaraten e bere disa dite me pare te komisionarit te BE-se per Zgjerimin, Olli Rehn. Ashtu si Rehn dhe Borshhard keshilloi autoritetet shqiptare, qe te aplikojne per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, vetem pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zhvillimi i ketyre zgjedhjeve, konsiderohet si nje test per vendin tone ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Gjate tere ketyre muajve, faktori nderkombetar ka bere thirrje jo vetem per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, por dhe qe Shqiperia te prese dhe pak muaj para se te aplikoje per statusin e vendit kandidat. Nderkohe qe monitorimi per procesin parazgjedhor ka nisur. Ekspertet e ODIHR-it, qe mberriten ne mes te ketij muaji ne vendin tone, po shohin nga afer pergatitjen e zgjedhjeve parlamentare. Pas nje vezhgimi disa ditor ata do te dalin me nje raport perfundimtar ne fund te muajit maj. Ne raport do te permblidhet i tere procesi pergatitor per zgjedhjet, perfshire dhe shperndarjen e kartave te identitetit.