E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet kazinoja në Tiranë, autorët e armatosur kyçin brenda punonjësit

kazinoTiranë- Një kazino ka rënë pre e dy grabitësve mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në rrugën Sulejman Delvina, pranë stadiumit Dinamo, ku dyshohet se dy persona të armatosur dhe armë kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, por ka pasur vetëm konfontime fizike. Dy grabitësit pasi kanë marrë paratë i kanë kyçur brenda punonjësit dhe më pas janë larguar me motorr.

Polic ka shkuar në ambientet e kazinosë dhe është duke hetuar për zbulimin e autorëve, ndërsa po merren në shqyrtim dhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›