E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa për shkarkim, Spahiu nesër"rrëfim"në Kuvend

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëkohësisht dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu do të përballet nesër me Kuvendin e Shqipërisë.24 orë pas kërkesës së Kryeministrit Berisha për shkarkimin nga funksioni i nënnkryetarit në KLD, Spahiu, Komisioni i ligjeve do të mblidhet nesër për komisionin hetimor. Zv-kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu do ti nënshtrohet një seancë dëgjimore , e cila do të startojë në 09:30, të ditës së nesërme.
 

Ai e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit të vendit si një goditje fatale në drejtim të drejtësisë shqiptare. Sipas tij ekzekutivi po përpiqet të mbivendosë pushtetet mbi njëra-tjetrën dhe e ka cilësuar një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit dhe ligjin për organizimin e KLD-së.
 

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi gjatë ditës së djeshme t`i kërkojë Kuvendit shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e parë për këtë vit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Sipas kryeministrit Berisha nënkryetari i KLD-së Spahiu në bashkëpunim edhe me kreun e saj Bamir Topi kanë dhunuar në mënyrë flagrante Kushtetutën e vendit.
 

“Ata i kanë lejuar vetes që institucionet të cilat i janë besuar në përputhje me Kushtetutën, dhe që janë institucionet më të rëndësishme të përdoren në mënyrë të papërgjegjshme për interesa strikt partiake, por do të thosha duke dhunuar rëndë këto dy institucione. Unë i përshëndes deputetët për marrjen e këtij vendi dhe disa prej tyre kanë thënë se KLD-ja nuk do t`ia heq mandatin këtij aventurireri dhe sharlatanit pasi e ka të bashkërenduar me kryetarin” ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›