Bombola shkakton zjarr, nuk ka dëme
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit të shkaktuar nga një bombol gazi 15 kilogramshe, ka bërë që të evitohen pasojat e rënda që mund të kishte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Dërgutit në Shkodër. Një shtëpi private, kryefamiljari ka ndezur bombolën e gazit e cila ka rrjedhur duke shkaktuar zjarr. Brenda banesës kanë qenë edhe fëmijët ndërsa kryefamiljari ka mundur ta hedhë bombolën e gazit jashtë banesës ndërsa zjarri i shkaktuar brenda është shuar nga ndërhyrja e zjarrfikëseve.
Këta të fundit kanë bërë apel që në këto ditë, ku qytetaret e kanë rritur ndjeshëm përdorimin në gazit në shtëpitë e tyre, duhet që ato ta blejnë gazin tek njësitë e licencuara ku të bëhet dhe kontrolli i sistemit të bombolës se gazit. Viktimat nga shpërthimet e gazit janë bërë të shpeshta në vendin tone, dhe sërish mbushja e bombolave në mënyrë të pakontrolluar dhe artizanale vazhdon të shkaktojë viktima.
Anila Dushi