BERZH Kreditimi i biznesit. ende problem
Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ne raportin e saj me te fundit konfirmon ate qe ne fakt edhe Banka e Shqiperise e ngre si problem prej kohesh mungesen e kredise per biznesin. Sipas BERZH-it kredia per kete kategori sa ka ardhur dhe eshte tkurrur. Duke bere nje krahasim me vitin 2008 situata le shume per te deshiruar. Kurse viti 2009 krahasuar me vitin ku jemi edhe pse jane me afer ne vlere serish ndryshojne. BERZH-i u eshte referuar te dhenave te fundit per kreditimin e biznesit dhe del ne perfundimin se per 2010-n bankat e nivelit te dyte vazhdojne te ndjekin politike te shtrenguar per kreditimin e biznesit dhe se me keto ritme niveli i 2009-s do te jete me i mire se ai i ketij viti. Nderkohe ka qene Banka e Shqiperise ajo qe ka nxitur bankat ne vend qe te kreditojne projekte te biznesit qe garantojne kthim te saj.