Vodhi armen e policit kapet nga fotot e fshira ne celular
Dosja e vjedhjes se pazakonte per nga menyra e zbulimit te saj po hetohet nga prokurori Gjon Kodra ne Prokurorine e Tiranes. Nga hetimi i ngjarjes vjedhja duket e zakonte por procedurat e ndjekura per identifikimin e autoreve duket se nuk jane praktikuar me pare nga policia dhe prokuroria shqiptare. Keshtu ne daten 15 korrik 2010 rreth ores 05.00 ne Komisariatin e Policise nr.1 Tirane eshte paraqitur shtetasi B.H dhe ka kallezuar faktin se tre shtetas te paidentifikuar te cilet po udhetonin me nje automjet tip BMVV i kane vjedhur atij canten me 25.000 leke te reja 150 Euro armen e sherbimit pistolete tip Bereta celesat e shtepise dhe nje telefon Nokia tip N97 me numer te
kartes celulare 069206....
Pas denoncimit prokuroria ka verifikuar numrin 12-shifror te imei-t te telefonit te humbur dhe pasi ka gjetur kete kod eshte marre pergjigje nga kompania celulare ne fjale se telefoni i vjedhur ishte perdorur ne dy numra te tjere pasi ishte bere denoncimi. Nga verifikimi i numrave ka dale se ata i perkisnin shtetasve F.M dhe A.P. Hetuesit u kane telefonuar ketyre numrave qe perdornin telefonin e vjedhur dhe pas pergjigjes nga personat qe posedonin celularin atyre u eshte kerkuar te paraqiten ne Policine e Tiranes. Pas thirrjes ne polici u verifikua se shtetasja A.P zoteron telefonin tip Nokia N97 i cili pas keqyrjes ka rezultuar te ishte pikerisht aparati i telefonit qe i ishte vjedhur te demtuarit B.H oficer policie. Shtetasja qe mbante telefonin gjate shpjegimeve qe dha ne polici tha se celularin e kishte blere ne tregun cam ne Tirane qe ne date 1 shtator 2010 tek nje person qe kishte nje dyqan perballe postes. Mbajtesja e telefonit ka thene se celularin e kishte blere te perdorur dhe ne rubriken e fotografive kishte disa fotografi te pafshira te cilat i kishte fshire me pas kur filloi te perdorte aparatin.
Menjehere eshte bere sekuestrimi i telefonit te vjedhur dhe me pas eshte proceduar me kryerjen e ekspertimit kompjuterik per riprodhimin e fotografive te fshira nga ky aparat. Me date 28 tetor 2010 eshte arritur te zbulohet se ne memorien e telefonit u rikthyen disa fotografi te fshira me pare nga perdoruesit e celularit ne fjale. Policia shkencore ka arritur qe te printoje fotografite e nxjerra nga memoria e celularit duke verifikuar se fotot i perkisnin shtetasit F.M duke vertetuar se aparati i vjedhur ishte perdorur edhe nga ky shtetas pervec te dyshuares A.P te ciles i eshte bllokuar celulari.
Ndonese ka gjetur celularin e vjedhur duke riprodhuar fotografite qe perdoruesi i aparatit mendonte se i kishte zhdukur prokuroria dhe policia nuk kane arritur te gjejne parate dhe pistoleten e sherbimit qe i ishin vjedhur oficerit B.H. Per kete shkak prokuroria ka kerkuar autorizim ne gjykate per te kryer kontrollin e baneses se shtetasit F.M me qellim per te verifikuar nese aty mund te gjendet ndonje nga objektet e tjera te vjedhura te oficerit te policise si canta pistoleta fisheket e saj apo qofte edhe parate. Prokuroria ka dyshime se ky person me iniciale F.M banues ne rrugen Tasim Shehu ne kryeqytet e ka kryer vjedhjen e celularit parave dhe armes se sherbimit te oficerit dhe pasi e ka perdorur disa kohe aparatin celular e ka shitur ate tek dyqanet qe tregtojne telefona te perdorur ku me pas aparati eshte blere nga shtetasja A.P.
Trazhgim Sokolaj