Meta Garanci ligjore dhe financiare per investimet ne industrine e Fasoneve
Ervin KOCI
Sektori i industrise se tekstil-konfeksioneve eshte me perspektive per zhvillimin ekonomik te vendit si nje sektor terheqes per kompanite e huaja. Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta u shpreh se per qeverine eshte perparesi mbeshtetja e ketij sektori i cili krijon shume vende pune produktive sidomos per femrat e grate dhe ndikon direkt ne buxhetin e familjeve shqiptare. Duke folur ne konferencen Sfidat dhe Perspektivat e Industrise se Veshjeve ne Shqiperi e cila u zhvillua ne kuadrin e Javes Shqiptare te Tekstileve ministri Meta theksoi gjithashtu se eksportet kane shenuar rritje te ndjeshme dhe se deficiti eshte ulur me 5 per qind. Ministri Meta duke vleresuar gjithashtu edhe sektorin e industrise se veshjeve ne Shqiperi i beri thirrje kompanive te huaja te cilat operojne ne vendin tone te investojne ne kete sektor mjaft te rendesishem. Ai gjithashtu theksoi se se shpejti do te krijohet edhe Agjencia per nxitjen e investimeve ne Shqiperi e cila do te kontribuoje edhe me shume per investimet e huaja ne vend.
Eksportet
Gjate periudhes nente mujore te ketij viti eksportet shqiptare jane rritur me 61 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes. Tekstilet dhe konfeksion-veshjet renditen ne top listen persa i perket eksportit te mallrave te cilat per vitin 2009 zinin 27 per qind te totalit te eksportit. Edhe per periudhen e 9 mujorit te ketij viti shifrat mbeten ne te njejtat nivele. Ky eshte nje sektor qe jep nje kontribut jashtezakonisht te rendesishem ne drejtim te punesimit duke perbere rreth 18 per qind te te punesuarve ne sektorin e industrise. Pjesa me e madhe e sektorit te konfeksion veshjeve ne Shqiperi operon me material porositesi te destinuar ne masen 90 per qind per eksport dhe kryesisht drejt tregut te Bashkimit Europian- u shpreh Meta. Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes shprehu angazhimin e qeverise shqiptare per te thelluar me tej bashkepunimin me GTZ dhe biznesin gjerman per te vazhduar projektet e asistences teknike ndaj sektorit te tekstil-konfeksioneve dhe per ta kthyer ate ne nje eksportues direkt per tregun Evropian por edhe me gjere. Ne kete konference merrnin pjese ambasadorja e Gjermanise ne Tirane Carola Muller-Holtkemper dhe perfaqesuesja e GTZ-se ne Shqiperi Ulrike Gantzer-Sommer.
Ambasadorja
Ambasadorja gjermane ne Tirane Carola Muller-Holtkemper duke vleresuar perparimet e bera ne Shqiperi theksoi investimet qe do te behen ne te ardhmen ne sektorin e industrise se veshjeve do te krijoje mundesine edhe per vende te reja pune. Shqiperia eshte nje vend terheqes per bizneset gjermane pasi ofron lehtesi te medha ne taksa dhe detyrime doganore dhe ka nje legjislacion europian. Por ka nevoje per diversifikimin e industrise zgjatjen e zinxhirit te ciklit prodhues rritjen e produktivitetit krijimin e koleksioneve te reja dhe njohjen e produkteve shqiptare neper panaire jo vetem si mallra te cilesise se ulet- u shpreh Ambasadorja Holtkemper. Ajo gjithashtu ka vleresuar bashkepunimin me qeverine shqiptare per nje sere projektesh ne infrastrukture dhe ne sektorin e ujesjelles-kanalizimeve. Nje nga avantazhet qe ka Shqiperia ne kete sektor eshte pozicioni i saj gjeografik nga ku mund te furnizoje te gjitha tregjet europiane. Por prape ky sektor ne vendin tone ka nevoje per punonjes te kualifikuar mbeshtetje te gjate nga qeveria dhe nje teknologji novatore.
BOX/////////////////////////////////
Made in Albania marke e panjohur
Ekspertet gjermane vleresojne se perse industria e veshjeve ne Shqiperi ka rritje te eksporteve serish rezultate jane mjaft te uleta. Profesor Matias Pas njohes i sektorit te veshjeve ne Gjermani thote se deklaroi se problemet e kesaj industrie ne Shqiperi fillojne qe nga cilesia e ulet e produktit deri te taksat doganore qe paguhen per importin e lendes se pare nga Turqia. Pas thote se tarifa doganore rrisin automatikisht me 125 koston e industrise ne raport me vendet e tjera te rajonit. Shqiperia akoma nuk njihet si furnizues ne tregun nderkombetar. Duhen marre masa per rritjen e potencialit te kompanive per shtimin e numrit te proceseve qe realizohen ne vend. Pas thote se nevojitet mbeshtetje me financime te lira nga ana e institucioneve financiare per te cilat te dale garant qeveria. Perfaqesuesja e programit GTZ qe eshte dhe nismetarja e projektit te Javes Shqiptare te Tekstileve Ulrike Sommer thote se qeveria gjermane do te vazhdoje te asistoje ne rritjen dhe zhvillimin e kompanive tekstile shqiptare. Sommer thote se nga viti 2007 asistojne prodhuesit e tekstileve ne Shqiperi. Per keto kompani te ofrohet konsulence
duke nisur edhe nga eksperienca e tyre. Ne 3 muajt e pare te vitit qe vjen do te diskutohet nese do te vazhdohet ende te luhet roli i konsulentit per kompanite shqiptare por premisat jane qe kjo asistence te vazhdoje. Ekspertet gjermane te industrise tekstile mendojne se Shqiperia ka gjithe kapacitetet e nevojshme per te qene konkurruese. Keto konkluzione u arriten ne fund te tryezes se organizuar mbi javen shqiptare te tekstileve te organizuara nga qeveria shqiptare dhe ambasada gjermane.
Shkurt/////////////////////
Rritet taksa per cigaret ne janar 40 per qind me shume
Cmimi i cigareve ne treg pritet te rritet serish gjate muajve te ardhshem. Qeveria ka lajmeruar nje tjeter rritje te akcizes se cigareve ne paketen e re fiskale. Behet fjale per nje rritje te forte me 40 per qind e cila pritet qe shume shpejt te marre miratimin e Keshillit te Ministrave dhe sipas te gjitha gjasave do te hyje ne fuqi nga data 1 janar e vitit te ardhshem. Sipas projektit te Ministrise se Financave akciza e cigareve shkon 70 leke per pakete nga 50 leke qe eshte aktualisht. Qeveria e argumenton kete si nje mase per te demotivuar konsumin e cigareve per shkak te efekteve negative shendetesore. Burime nga drejtoria e pergjithshme e politikave fiskale ne Ministrine e Financave thone se kete vit ky do te jete ndryshimi i vetem ne akciza.
OST nderprerje energjie ne te gjithe vendin per 5 dite
Duke filluar nga dita e neserme deri me date 3 nentor ne te gjithe vendin do te kete nderprerje te energjise elektrike. Kompania CEZ Shperndarje ben te ditur se eshte njoftuar nga KESH-i se per pese dite me radhe OST-e do te punoje per shtrirjen e percjellesit te linjes 400 kilovolt Elbasan-Kashar. Per kete arsye do te jene te stakuar dy linja 220 kilovolt dhe disa linja 110 kilovolt. Duke filluar nga dita e sotme per pese dite me radhe do te kete stakime te energjise elektrike ne gjithe territorin e vendit nga ora 0730 deri ne oren 1700. Stakimet do te prekin kryesisht zonat rurale dhe periferike. CEZ Shperndarje njofton se do te angazhohet te marre te gjitha masat per te siguruar furnizimin me energji te institucioneve me rendesi jetike si spitale shkolla ujesjellesa etj.
30 Tetor 2010