Meta: Gjithçka për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e punësimit
LUSHNJE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Fierit, Petrit Vasili, zhvilloi një vizitë në një fermë bujqësore në Rrethin e Lushnjës dhe më pas u ndal në një bashkëbisedim me qytetarët në bashkinë e Divjakës.
Duke biseduar më fermerët, pronarë të një sere, Meta u shpreh se Plani i Punësimit i LSi-së fillon me sektorin e bujqësisë, me hapat konkretë që do të ndërmerren për rimëkëmbjen dhe modernizimin e saj. Meta tha se LSI është e angazhuar për të subvencionuar disa herë më shumë bujqësinë sesa deri më tani në mënyrë që të subvencionohen të gjitha inputet që janë aq të rëndësishme për të rritur rendimentin, për të rritur prodhimin, për të garantuar një proces të tërë zinxhir, të suksesshëm i cili e lidh më shpejt dhe në mënyrë të sigurt dhe të efektshme prodhimin me tregun.
“Angazhimi ynë kryesor është rritja e qëndrueshme ekonomike e vendit që fillon nga nxitja e rritjes së prodhimit bujqësor dhe në këtë fushë merr një prioritet të veçantë në programin tonë elektoral mbështetja e të gjitha ekonomive bujqësore që synojnë rendimente sa më të larta në mënyrë që të arrijmë të rrisim prodhueshmërinë dhe njëkohësisht mundësitë jo vetëm për të mbuluar kërkesat e tregut vendas me produkte ushqimore, por njëkohësisht për të eksportuar edhe drejt tregjeve ndërkombëtare. Në këtë këndvështrim mbështetja e këtyre aktiviteteve sidomos e serave është mjafte rëndësishme duke rikthyer subvencionimin e një pjese të çmimit për karburantet që përdoret si lëndë djegëse dhe njëkohësisht duke subvencionuar një pjesë të çmimit për plasmasin, për plehrat kimike në mënyrë që të ulen në maksimum kostot dhe të nxiten këto aktivitet që të zgjerohen më tej, sepse japin një “bum” të rëndësishme rritjes së prodhimit dhe organizimit të gjithë atij zinxhir të domosdoshëm i cili përfundon në tregjet vendase dhe në tregjet ndërkombëtare për të arritur atë sukses të zhvillimit të bujqësisë dhe të gjithë zhvillimit të ekonomisë sonë kombëtare”, - u shpreh Lideri i LSI-së.
Në vizitën e zhvilluar në një serë në Lushnjë, Meta tha se vetëm duke zhvilluar bujqësinë, duke e modernizuar atë, duke ulur kostot e prodhimit në vend, do të arrihet të zhvillohen dhe të rriten në mënyrë të qëndrueshme ekonomia dhe eksportet shqiptare.
Ndërkohë që në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët në Bashkinë e Divjakës, Kryetari i LSI, Ilir Meta, u ndal në veçanti në programin e LSI-së për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Meta tha se mbështetja për bujqësinë deri tani ka qenë shumë minimale. Ai u shpreh se LSI do të marrë hapa konkretë në këtë drejtim.
“Që nga subvencionimi me 50% i farave më të zgjedhura në mënyrë që të arrihen rezultatet dhe rendimentet më të larta, që te subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencioni me 25% për blerjen e traktorëve, të moto-kultivatorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet, si për serrat ashtu edhe për punimet e tokës dhe shumë aspekte të tjera, të cilat do të lehtësojnë dhe do të ulin kostot e prodhimit dhe të cilat do të rrisin rendimentet dhe prodhimtarinë e të gjithë Myzeqesë. Deri tani, marrja me bujqësinë ka qenë një mbijetesë, ka qenë një sakrificë, një vuajtje. Ne, me programin tonë, do ta kthejmë angazhimin e të gjithë fermerëve në bujqësi në një mundësi të shkëlqyer për të rritur mirëqenien, në një burim optimizmi dhe besimi për të ardhmen në një standard të ri jetese, në një standard të vërtetë evropian, si në vendet e zhvilluara. Ndaj programi ynë fillon me bujqësinë”, -tha Meta.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se problemi kryesor i yni është të ndërrojmë modelin ekonomik. Sipas tij nuk mund të vazhdojmë më të importojmë ushqime dhe të vijnë lekë nga emigrantët për të blerë ushqimet tona. “Sepse ne e shohim që këto të ardhura nga djemtë dhe vajzat tuaja kanë ardhur në rënie, për shumë arsye. Tani beteja jonë është të zhvillojmë ekonominë duke rritur prodhimin, duke ulur importet, duke rritur eksportet në mënyrë që të garantojmë vende të qëndrueshme të punës dhe të ardhura sa më të larta për fermerët dhe për të gjithë të punësuarit. Këtë synon programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë dhe të industrisë agropërpunuese.
Në përfundim të bashkëbisedimit Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ftoi të gjithë të pranishmit që të votojnë LSI-në më 23 qershor pasi sipas tij, LSI është parti e integrimit, duke nënvizuar kontributin e LSI-së në liberalizimin e vizave dhe në marrjen e statutit të vendit kandidat.
(BalkanWeb)