E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Tapitë e legalizimeve, do ua çojmë në shtëpi atyre që kanë aplikuar

TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha shpreh angazhimin tij për të përfunduar procesin e legalizimeve. Në një takim me banorë të Bregut të Lumit, Basha u zotua se do tua çojë në shtëpi tapitë e legalizimit, të gjithë atyre që kanë aplikuar.

Kryebashkiaku Basha akuzoi ish-kryetarin e Bashkisë Edi Rama se nuk arriti të mbyllte për 11 vjet procesin e hipotekimit dhe legalizimit të banesave. Sipas Bashës, i vetmi kontribut i Edi Ramës për legalizimin kanë qenë fadromat që çoi për t’u prishur shtëpitë banorëve.

“Veçanërisht këtu në Breg të Lumit e mbaj mend fort mirë se çfarë qëndrimi ka mbajtur pala tjetër. Konkretisht, ish-kryetari mu këtu ka qenë e ka sjellë fadromat, ju e mbani mend shumë mirë. 11 vjet ka pas mundësi për ta ndihmuar procesin e legalizimit se ka bërë, 11 vjet ka pas mundësi me e mbyll procesin e hipotekimit, lejeve që i ka dhënë me firmën e tij, se ka bërë. Çdo tapi legalizimi për ata që kanë aplikuar për legalizim do t’ju sillet juve këtu, në vend që të shkoni ju tek zyrat, ky është zotimi im.” – theksoi Basha.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›