E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Perpjekjet e PS-se per te blere vota te deshtuara

Kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kukës për të dytën herë gjatë fushtës zgjedhore, ku kërkoi më insistim edhe votën e socialistëve. Berisha tha se po lexon fitoren e 23 qershorit dhe e quajti të dështuar përpjekjen e kandidatëve të opozitës për të blerë vota në këtë qark.
Demokratët u rikthyen në Kukës pak ditë para mbylljes së fushatës për të kërkuar edhe votën e socialistëve e për t’i dhënë disa mesazhe kryetarit të opozitës. E nisi Flamur Noka, kryesuesi i listës së kandidatëve
“Modeli i dëshpërimit i Edi Ramës nuk ka vend as në Kukës, Tropojë e Has, ta lëmë Ramën në rrugën e tij depresive. Ka akuzuar rrugën e kombit e të kukësit, si rrugën e asgjëkundit. Jemi këtu më shumë se kurrë për t’i thënë se kjo është rruga e kombit, rruga e asgjëkundit është rruga jote.
Ia ka mbajtur mend ironinë me emrin e tij, po nga ky shesh, ndaj dhe nuk ia kursen përgjigjen.
“Jam Flamuri, jam krenar për emrin që mbaj, i dua prindërit e mi, nuk jam si ti që urren prindërrit e tu, fëmijët e tu, ke ndryshuar emrin që të kanë vënë prindërit e tu. Merru me mua sa të duash, por jo me emrin e flamurit, emër më të mirë nuk do gjeje”.

Nga turi i të shtunës në veri ka lexuar atë që për Sali Berishën nuk ka çmim.
“Lexohet fitorjas e plotë e totale e 23 qershorit. Çdo votë e juaja është krenari e madhe për ne. Demokratë, socialistë kemi shndërruar në realitet disa nga ëndrrat më të bukura.

Dhe kohë për aventurë nuk ka.
“Me deputetët e qarkut të Kukësit do bëjmë gjithçka. Nuk ka më aventura të tjera. Shqiptarët nuk lejojnë aventurierë, janë gra dhe burra të familjes dhe vlerat e saj me ty nuk i bashkon asgjë.
Në rrugën e gabuar janë edhe ata që kërkojnë të blejnë vota për fitoren, ndaj ky u rezervua si mesazhi i fundit.

“Nga mëngjesi në darkë punoj për ju, ai është njeri pa personalitet. Përcmojeni, se nuk na shet e blen kush se nuk jemi shitur e blere, ecim drejt fitores drejt 23 qershorit, rrofshi ju, rroftë Kukësi, rroftë fitorja”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›