Meta: “Greva e urisë, barrikadë artificiale”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ilir Meta i është rikthyer sërish dje grevës së urisë së deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre, duke bërë tjetër apel për dialog.
Ai nuk ka ngurruar ta quajë këtë grevë, një barrikadë artificiale, ndërkohë që ka shtuar se drejtuesit e PS-së duhet të dëshmojnë se kanë më shumë përgjegjësi.
"Ftoj grevistët e urisë për një zgjidhje demokratike. Është momenti për dialog", - ka thënë Meta.
Kjo është deklarata e dytë e Metës për grevën dhe vjen pas asaj të dhënë gjatë Kongresit të Rinisë së LSI-së, ku tha se të gjitha forcat politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë pozitive për integrimin e vendit.
Ndërsa për grevën e kolegëve të tij socialistë ai tha se shpreh keqardhje për grevën në bulevard. "Natyrisht që është e drejta e tyre të zgjedhin edhe këtë formë ekstreme të sakrificës për pretendimet që kanë. Kjo nuk më ndalon dot mua që ti ftoj të bashkëpunojmë, ti ftoj për dialog me mazhorancën dhe qeverinë për të realizuar pretendimet e tyre",- u shpreh kreu i LSI-së,
ndërsa shtoi se "midis qytetarëve shqiptarë është bërë një kontratë që është Kushtetuta dhe që duhet të respektohet nga të gjithë".
Disa orë më parë për grevën e socialistëve është shprehur edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo e quajti grevën si mungesë dialogu të liderit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, ajo ka thënë prerë se grevistët nuk do të prishin të ardhmen e vendit në BE dhe as liberalizimin e vizave.
"Askush, as 122 vetë nuk mund ta prishin ëndrrën e shqiptarëve për liberalizimin e vizave. Dua tu them ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian se shqiptarët janë të vendosur për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave",- tha Topalli. Sipas saj, ashtu si kanë thënë edhe ndërkombëtarët, dialogu i vërtetë duhet të bëhet në sallën e Kuvendit.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010