Patozi: “Gjykata Kushtetuese e ndalon hapjen e kutive”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, reagoi menjëherë pas deklaratave të kryetarit të socialistëve, Edi Rama. Ai ka bërë thirrje për respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve. Patozi këmbënguli se lideri i opozitës duhet të tregojë se çfarë pranon nga gjykata. Patozi sqaroi se hapja e kutive është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese ashtu sikurse edhe nga Kolegji i Gjykatës së Apelit.
PS: “S`ka vendim gjykate”
Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar dje se nuk ka asnjë vendim gjykate i cili të ndalojë hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Në një reagim pas deklaratës së Astrit Patozit, kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, ka thënë se asnjë bazë ligjore nuk ndalon hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve. “Në kërkojmë transparencën e zgjedhjeve, vetëm nëse bëhet kjo transparencë, zgjedhjet e ardhshme janë të garantuara nga manipulimi”,- tha Damian Gjiknuri, deputet i PS.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010