E Shtunë, 31 Tetor 2026

NJ PELEN PR JASHTQITJET E KORRUPSIONIT

Akuzat reciproke per pasurim korruptiv dhe fshehje pronash mes Dritan Priftit dhe Ilir Metes i kane dhene nje permase te re shqetesimit publik ne rritje mbi korruptimin total te qeverisjes ne Shqiperi. Deri pak kohe me pare akuzat per korrupsion perfshinin vetem ministra te PD-se dhe ishin ngritur nga opozita socialiste. Por tashme ne kete vorbull eshte perfshire vete LSI-ja. Akuzat ngrihen nga nenkryetari dhe ish-ministri me i rendesishem i saj ne qeverine Berisha. Dhe per jo pak gje por per perfshirje te policise ne kontrabande nafte si dhe per pasurim te paligjshem te zevendeskryeministrit Meta e fshehje prej tij te pasurive te shumta. Akuzat e Priftit i cili eshte vete nen akuze per menyren si e ka siguruar nje pakete aksionesh prej 1.8 milione eurosh nuk lene pa prekur edhe Kryeministrin Berisha. Sepse Prifti ka deklaruar publikisht qe e ka informuar Kryeministrin Berisha per faktet lidhur me kontrabanden por deri me sot askush nuk e ka pare qeverine apo Berishen te reagoje. Nje pohim qe e ve ne pozite mjaft te veshtire Kryeministrin i cili u ringjit 6 vjet ne pushtet me premtimin e qeverisjes me duar te pastra.

Nuk ka pasur ne 20 vjet tranzicion kabinet qe te jete mbeshtjelle nga akuza kaq te shumta per korrupsion sa ky i fundit i Berishes. Aktualisht thuajse nuk ka mbetur minister i paperfolur per ndonje afere. Basha dhe Olldashi per rrugen Durres-Kukes Mediu per Gerdecin Ruli per koncesionet e HEC-eve apo privatizimet te Shqiperia Sot Bregu per konflikt interesi Bode per kasat fiskale. Edhe te tjere ne qeveri si per shembull Pollo jane perfolur dikur per pasurim te paligjshem madje nga vete Berisha. Shihet se 6 vjet pas riardhjes ne pushtet te Berishes me thirrje per antikorrupsion dhe qeverisje me duar te pastra zullumi i korrupsionit eshte trashur shume dhe se ajo qe dikur ne opozite Berisha e akuzonte si babezi qeveritare eshte shnderruar ne megababezi duke tejkaluar korrupsionin e dikurshem te qeverive socialiste te Fatos Nanos Ilir Metes apo edhe Pandeli Majkos. Pa fjale jo pak votues te PD-se perjashto fanatiket besnike dhe te verber jane te zhgenjyer nga keto qe po degjojne sepse kane pasur te tjera pritshmeri. E megjithate si shpjegohet qe antikorrupsioni blu u shnderrua ne nje korrupsion edhe me te pangopur sesa ai roze E gjitha lidhet me shkaterrimin e sistemit ligjor dhe kryeshkak per nje kob te tille eshte autoritarizmi berishist pushteti gjithnje e me absolut dhe i korruptuar i Kryeministrit Berisha.

Nese ka sot ne Shqiperi ndonje dukuri per te cilen bien dakord te gjithe ajo eshte pasurimi i shpejte dhe i dyshimte i qeveritareve te te gjitha ngjyrave. Dhe ndersa mbreterit e korrupsionit bredhin lakuriq para tyre shqiptaret heshtin si ne perrallen e Andersenit. E megjithate si shpjegohet qe megjithese akuzat per korrupsion te qeveritareve kane ardhur ne rritje deri me sot nuk ka asnje minister te dorehequr per korrupsion Themi dorehequr sepse te shpresosh denimin e ndonje ministri te korruptuar nga drejtesia mbetet nje luks ne Shqiperi. Madje eshte sakrilegj ta thuash. Paradoksi lidhet me pozicionin prej avokati qe vete Kryeministri Berisha ka marre ndaj ministrave te tij te akuzuar per korrupsion. Avokatia e Berishes ndaj korrupsionit eshte shume evidente. Jo vetem ndaj korrupsionit te sotem por edhe ndaj atij te djeshem te mamutheve te kuq. Me te riardhur ne pushtet Berisha jo vetem qe nuk kontribuoi te luftohej korrupsioni por beri paqe me te. Paqja politike me ish-armikun Fatos Nano eshte ne fakt paqja mes korrupsionit roze dhe korrupsionit blu. Nga padrino i mafies dhe trafiqeve te droges sikunder e akuzonte Nano u shpall nga i njejti Berishe lider historik i opozites. Pse Sepse Berisha nuk kish ndermend ta luftonte sikunder betohej dhe betohet korrupsionin e vjeter por te zhvillonte korrupsionin e ri. Dhe pas tre vjet akumulimi te fshehte korrupsioni blu shpertheu pergjakshem ne Gerdec. Edhe ne rrugen Durres-Kukes. Kryeministri Berisha u vu ne mbrojtje totale te ketij korrupsioni duke ushtruar presione mbi prokurorine dhe duke arritur te bllokoje apo zvarrise gjykimin e ketyre superskandaleve me ane procedurash te ligjshme. Nuk mund te vepronte ndryshe sepse sikunder dolen edhe indicie ne publik ai dhe te aferm te tij ishin perlyer edhe vete ne keto afera. Qe nga ajo kohe Kryeministri eshte rob i korrupsionit. Ndaj ka luajtur rolin e avokatit per cdo akuze qe u behet ministrave te tij. Qendrim krejtesisht ne kundershtim me ate qe po shohim te ndodhe ne vende europiane me shtet ligjor. Me 8 shtator Le Monde ribotonte nje editorial te gazetes britanike The Guardian ku nder te tjera shkruhej Natyrisht burrat dhe grate qe merren me politike ne Angli nuk jane te bardhe si debora skandalet financiare te vitit te kaluar e deshmojne mire kete. Por sapo ata perfliten per nje skandal bonsensi i pergjithshem u dikton atyre qe ta njohin fajin dhe te largohen. Dhe ne qofte se ata nuk ikin me vullnetin e tyre eshte partia ne te cilen bejne pjese qe ua kerkon ose thene me mire politika e krahut te tyre. Disa shembuj te fresket David Laws i respektuar me unanimitet si ministri i ri i Thesarit i gjithe koalicionit dha doreheqjen majin e shkuar. Krimi i tij Kishte deklaruar se kishte marre me qira nje banese te nje person qe ishte as me shume e as me pak por partneri i tij intim. Pak me pare rreth gjashte ministra mes tyre Peter Hain David Blunkett e Peter Mandelson kishin dhene doreheqjen per shkak te financimeve te dyshimta elektorale konflikt interesi real ose te mundshem hua te marra por te padeklaruara... Ndersa lsquoPalmen e arte e merr nje minister finlandez i cili nuk eshte per te qeshur dha doreheqjen thjesht pse kishte paguar me karten blu te funksionarit publik nje pako me pelena dhe nje pako me cokollata per djalin e tij. Vetem pak dite me pare per shkak te presionit te madh publik Kryeministri Sarkozi ne perpjekje per te shpetuar kredibilitetin ne renie te qeverise se tij detyroi te dorehiqen edhe dy ministra te tjere te akuzuar per shpenzime abuzive. Dhe per cfare behej fjale Ne njerin rast shpenzimi nga zyra e ministrit e 12 mije eurove per te blere puro Havane gje qe ne publik u pa si abuzim ne keto kohe krize.

Po ne Shqiperine ku e ku me te varfer se Franca cndodh Ketu mund te besh supershpenzime me parate e taksapaguesve dhe nuk te hyn gjemb ne kembe. Mund te shpenzosh rreth 500 milione euro mbi koston e deklaruar te nje autostrade dhe nuk te nget askush. Mund te restaurosh edhe sallen e Kuvendit edhe pse ka nje projekt per ndertimin e nje Parlamenti te ri dhe askush nuk ta terheq veshin per kete shpenzim te kote. Pse Te mbron Kryeministri qe jo vetem nuk kerkon largimin e ministrave per abuzime qe tejkalojne blerjen e ca pelenave me karten blu por behet vete pelene per jashteqitjet korruptive te kabinetit te tij. Por duhma eshte ajo qe nuk e shmang dot. Taktika qe po ndjek eshte te shpalle te gjithe akuzat per korrupsion si veprimtari armiqesore e opozites. Ne vend qe te marre masa kunder ministrave te korruptuar Berisha kunderpergjigjet me akuza per kreun e opozites Edi Rama. Po ckuptim ka kjo detante korrupsionesh edhe sikur akuzat qe i behen Rames per 20 perqindesha te ishin te verteta Mos valle korrupsioni ne nje bashki mund te laje ate apo justifikoje ate ne qeveri Ky pozicionim ne mbrojtje te korrupsionit dhe konflikti te interesit te ministrave te tij eshte edhe nje nga shkaqet pse korrupsioni ka marre permasa te tilla sa tani jane vete pjesetare te qeverisjes si Prifti dhe Meta qe akuzojne njeri-tjetrin per korrupsion. Berisha mashtron lart e poshte neper bote per luften me tolerance zero kunder korrupsionit por deri me sot asnje ministri te tij nuk i ka rene fija e flokut. Dhe ndersa korrupsioni ne Shqiperi mbetet sipas shume vezhgimeve dhe indikatoreve ne nivele alarmante pyetja qe shtrohet eshte Kush gjeneron korrupsion qeveritaret qe pasurohen apo qytetaret qe po varferohen Po ka vetem nje minister qe ka lene detyren. Dhe ky eshte Ylli Pango. Por edhe ky per nje skandal seksi te denoncuar nga nje investigim profesional i Fiks Fare te cilin fanatike te qeverise u perpoqen ta anatemojne si te paligjshem. Madje edhe sot e kesaj dite mbi Fiks Fare qendron pezull kercenimi i nje gjobe te rende. Por cmund tu themi ketyre besnikeve qorra edhe te nje qeverisjeje imorale per rastin e ministrit te Jashtem te Finlandes qe dha doreheqjen aspak sepse kish terhequr ne apartamentin e tij privat duke i ofruar nje vend pune nje vajze te cilen u perpoq ta zhveshe vetem sepse media zbuloi se i kish derguar mesazhe nje kercimtareje erotike Po si eshte sjelle Berisha pas kesaj ngjarjeje I detyruar ta largoje Pangon ai nxitoi ti jape nje tjeter post te rendesishem publik ministrit te dorehequr per abuzim me postin. Ashtu sikunder riemeroi ministra te akuzuarit per korrupsion Mediun dhe Bashen. Ashtu sikunder beri minister Rulin qe dikur e kish akuzuar vete per kontrabanden e drurit te arres. Ashtu sikunder thirri prane tij Pollon qe dikur e kish akuzuar per pasurim korruptiv. Prandaj themi se ne themel te mahisjes se korrupsionit deri ne kalbezim te kesaj qeverisjeje qe po qelbet qendron korruptimi dhe imoraliteti i vete Kryeministrit te duarve te pastra. Eumlshte nje imoralitet qe po gerryen edhe moralin e nje pjese te publikut duke e bere te dale ne mbrojtje te korrupsionit qeveritar.

Por ka edhe nje shkak tjeter te mahisjes se cibanit plot qelb te korrupsionit. Lidhet po me Berishen. Eumlshte fjala per autoritarizmin e tij qe nuk i ka reshtur presionet ndaj drejtesise dhe aksionet per kapjen e saj. Shperthimi i qelbit te korrupsionit sot shpjegon edhe luften e Berishes me Presidentin Topi per kandidaturat e Gjykates se Larte shpjegon perpjekjet e tij per te miratuar nje ligj per gjykatat dhe po ashtu per prokurorine qe i ben ato me te varura dhe me pak te paprekshme nga qeveria. Plani tinezar per ta bere drejtesine dhe prokurorine te trembur dhe te pakuraje per te goditur korrupsionin e nxiten te miratoje edhe amendimet e Kushtetutes dhe ky eshte nje nga budallalleqet me te medha qe ka bere opozita e cila i dha Berishes konsensusin per to qe sikunder pohon edhe Komisioni i Venecias e kane bere prokurorine me pak te pavarur. Jane presionet dhe gerryerja me ligj e statusit te pavaresise qe e kane bere sot prokurorine nje institucion qe me se shumti hesht i flashket. Ne nje kohe kur duhej te ishte maja e shpates se drejtesise per te vrare kucedren e korrupsionit qe i ka zene rrugen integrimit dhe ardhmerise se Shqiperise. Prandaj dhe Berisha sot ndersa mbron korrupsionin e ministrave te tij deklaron i qete se ata mund te largohen nga ato poste vetem pasi te jene provuar akuzat kunder tyre. Eumlshte nje larje duarsh me nje prokurori qe ai vete e ka tredhur e megjithate nje larje qe nuk ia pastron dot moralin. Sepse morali perendimor e do qe ti largoje ministrat apo edhe zevendeskryeministrin Meta edhe per akuza lidhur me konflikte interesi reale ose te mundshme. Ashtu si po vepron kolegu i tij i djathte Sarkozi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›