Tepelenë, zbulohet një arsenal armësh

Zbulohet një arsenal armësh të modeleve të ndryshme si dhe një sasi municioni luftarak në Tepelenë. Burime nga policia bëjnë me dije se në vendin e quajtur "Rune" në thellësi të përroit midis Tepelenës dhe Memaliajit , janë gjetur tre armë zjarri automatike , 147 fishekë dhe 7 granata.
Sipas policisë armët janë gjetur të fshehura në mes shkurrve dhe të futura në një çantë meshini e të mbështjella me plasmas , ndërsa dyshohet se ato janë përdorur në krimet e ndodhura gjatë vitit 1997 e më pas në rrethin e Tepelenës .
Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë ,si dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po punojnë për gjetien e autorëve të këtyre armëve si dhe për të vërtetuar me prova ligjore nëse këto armë janë përdorur ose jo në krimet e ndodhura në vitet 1997 deri në vitet 1999 në rrethin e Tepelenës.
vijon..