E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, takim me Sabon: Do te thellojme bashkepunimin

Presidenti Topi ka ritheksuar edhe nje here dje rendesine e bashkepunimit efikas dhe dialogut midis pushtetit qendror dhe atij vendor per te realizuar projekte ne te mire te zhvillimit te metejshem te Shqiperise dhe permiresimit te jetes se shtetasve te saj.
Ne nje takim me Presidenten e Asamblese se Rajoneve te Evropes dhe njekohesisht Zevendespresidente e Keshillit Rajonal Mishel Sabon dhe delegacionin qe e shoqeron, Topi u shpreh se forcimi i bashkepunimit mes pushtetit qendror e atij vendor, por dhe zbatimi sa me mire i strategjise se decentralizimit, do te mundesoje nje koordinim me te mire te projekteve ne qarqet e vendit, si dhe nje sherbim me te mire ndaj interesave te qytetareve. Nga ana e saj, Presidentja e Asamblese se Rajoneve te Evropes, Mishel Sabon vuri ne dukje ndryshimet pozitive te shenuara ne vendin tone, si dhe perpjekjet e vazhdueshme per rritjen e dialogut dhe bashkepunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.
Ministri i Jashtem tha se opozita duhet te kontribuoje per reformen zgjedhore, por nese jo, kjo s’do te thote se s’do behen zgjedhjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›