E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Integrimi dhe ekonomia, dy prioritetet e qeverisë së re

Integrimi europian dhe zhvillimi ekonomik i Shqiperisë janë dy prioritet e qeverisjes së re mes Ilir Metës e Sali Berishës. Në një intervistë për televizionin "Ora News", një ditë pas zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëpunim, Ilir Meta bën të ditur të gjithë prioritet e punës së tij si zvkryeministër, ndërsa siguron për një qeveri e cila rrit mirëqënien ekonomike të shqiptarëve dhe ul nivelin e varfërisë.
Duke flour për diplomacinë shqiptare të cilën Ilir Meta do të mbajë përgjegjsinë e mirëadministrimit të saj, ai vijon se integrimi i vendit dhe afirmimi i Shqiperisë në rajon si faktor kyç për paqen dhe stabilitetin janë sfidat e mëdha të punës së tij.
Zhvillimet brenda vetë LSI-së janë një tjetër zhvillim që për Ilir Metën nuk duken aspak shqetësuese. Kështu sipas tij, pesë anëtarët e kryesisë së LSI-së të cilët janë shprehur kundër këtij bashkëpunimi kanë çështje përsonale më shumë se parimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›