Topi: Turqia, partner strategjik i Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Turqisë në Shqipëri, Hasan Sevilir Aşan me rastin e paraqitjes së Letrave-kredenciale. Sipas burimeve zyrtare nga Presidenca, Kreu i Shtetit i shprehu mbështetjen e plotë ambasadorit turk për realizimin e detyrës së tij diplomatike në Tiranë me besimin se ajo do t'i kontribuojë zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Në takimin me ambasadorin Hasan Sevilir Aşan Topi ka vlerësuar përkrahjen dhe ndihmën e madhe që Turqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë procesit për anëtarësimin e plotë në NATO.
Topi e vlerësoi Turqinë një mik të ngushtë të Shqipërisë dhe që tashmë është një partner strategjik i saj në rajon e më gjerë. Në këtë kuadër, Presidenti theksoi rëndësinë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh në fusha me rëndësi prioritare për zhvillimin e vendit si në atë energjitike, në infrastrukturë, turizëm, telekomunikacion, etj.
Ndërsa Ambasadori Hasan Sevilir Aşan vuri në dukje përgjegjësinë dhe angazhimin e tij, që marrëdhëniet mes Turqisë e Shqipërisë gjatë mandatit diplomatik në Tiranë të njohin vetëm ecuri progresive.