E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pakti Meta-Berisha, mashtrim publik

"Dje në sytë e gjithë shqiptarëve u kurorëzua një maskaradë zgjedhore që ka në fuqi të saj pazarin e hershëm dhe të paralajmëruar prej nesh të Berishës me Metës". Kështu u shpreh kryetari i PS-së Edi Rama në një konferencë për shtyp për marrëveshjen e firmosur ditën e djeshme nga kreu i LSI-së Meta me kryeministrin Berisha për qeverinë e re. Sipas Ramës Meta kreu veprën më shembyllore të mashtrimit publik duke marrë votat për t'u çliruar nga Berisha dhe për t'i përdorur për t'u ulur në prerin e Berishës.
"Nga ky pazar dhe në themele e kësaj maskarade elektorale nuk mund të lindë një qeveri e cila do të thellojë krizën e demokracisë dhe atë ekonomike prandaj ky është momenti për t'u bashkur dhe për të bërë apelin të gjithë atyre që besuan tek Meta, në emër të asaj që ai premtoi që të bëhen pjesë e partisë më të madhe të socilistëve dhe të aleatëve të saj" theksoi Rama.
Rama gjithashtu theksoi se marrëveshja Meta-Berisha nuk është gjë tjetër veç një mashtrim publik që po thellon krizën politike dhe nuk do të jetë aspak për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›