Meta: Integrimi, interes kombëtar- Edi Rama të kthejë opozitën në parlament për të kontribuar në këtë proces

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, përshëndet dorëzimin e Pyetësorit nga Komisioni Evropian Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, duke përshëndetur dorëzimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian, u shpreh se integrimi i Shqipërisë është në interes të të gjithëve dhe është momenti që opozita t’i rikthehet parlamentit. Meta bëri këtë apel gjatë një komunikimi me mediat sot në mesditë, lidhur me momentin historik që po kalon vendi, në prag të nisjes zyrtare të procedurave të anëtarësimit. “Nuk ka gjë më të rëndësishme për të gjithë vendin tonë, për të gjithë shqiptarët se sa ky ushtrim i ri që fillon vendi me marrjen e Pyetësorit dhe që do të vijojë edhe me etapa të tjera në të ardhmen”, u shpreh zv/kryeministri. Ai shtoi se “qeveria do të ecë në këtë drejtim konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe shpresoj që edhe opozita të kontribuojë sepse i ka të gjitha mundësitë për të dhënë kontributin e saj në këtë proces shumë të rëndësishëm për të gjithë vendin”.Pyetje-PërgjigjetPyetje: Z.Meta, dje ambasadori Lohan ka dorëzuar Pyetësorin për marrjen e statusit kandidat, por njëkohësisht z.Lohan ka bërë thirrje që të zgjidhet sa më shpejt ngërçi politik që është krijuar në Shqipëri. A ka një mundësi reale për këtë?Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z.Ilir Meta: Momenti i dorëzimit të Pyetësorit nga ana e Komisionit Europian është një moment shumë i rëndësishëm dhe historik që duhet të zgjojë energjitë më pozitive të gjithë aktorëve politikë në vend, por jo vetëm kaq, ai duhet të garantojë dhe gjithëpërfshirjen maksimale të të gjithë aktorëve politikë dhe socialë të shoqërisë civile dhe të ekspertëve më të mirë të vendit në të gjitha fushat e integrimit. Nuk ka gjë më të rëndësishme për të gjithë vendin tonë, për të gjithë shqiptarët se sa ky ushtrim i ri që fillon vendi me marrjen e Pyetësorit dhe që do të vijojë edhe me etapa të tjera në të ardhmen.Unë dua të vlerësoj me këtë rast rëndësinë e gjithëpërfshirjes në këtë proces dhe ky ka qënë dhe është edhe vullneti i Qeverisë, në mënyrë që ta kthejmë çështjen e integrimit në këtë moment kaq të rëndësishëm, pas dorëzimit të Pyetsorit, në një aksion kombëtar të gjithë klasës politike dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke lënë menjanë gjërat e vogla, duke lënë mënjanë retorikat luftarake dhe të panevojshme sepse vendi ka nevojë për të ecur përpara në procesin e integrimit dhe ka nevojë për sinergji pozitive të energjive të çdo shqiptari, aq më tepër të çdo politikani.Ky është një moment shumë i rëndësishëm për vendin. Integrimi europian është aspirata kryesor e të gjithë shqiptarëve, është aspirata ku shqiptarët nuk ndahen në të majtë dhe as në të djathtë, as në të mirë dhe as në të këqinj. Populli shqiptar duhet të bashkohet në mënyrë që vërtet të përfundojmë këtë fazë finale të procesit tonë të integrimit. Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s që është një fitore shumë e madhe për gjithë vendin, Shqipëria është në prag të procesit të liberalizimit të vizave, një fitore e madhe dhe shumë e prekshme për çdo qytetar shqiptar dhe natyrisht që Shqipëria duhet të përmbushë me sukses këtë moment dhe për këtë kërkohet energji pozitive nga të gjithë.Pyetje: Z.Meta, a eshtë e nevojshëm një takim mes Kryeministrit z.Berisha dhe kryetarit të opozitës z.Rama? Ka pasur një ftesë nga ana e Kryeministrit për të përshëndetur së bashku këtë. Ju si pjesë e së majtës në një kolacion të djathë mund të luani një rol për këtë takim? Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z.Ilir Meta: Pa asnjë diskutim që çdo takim mes Kryeministrit Berisha dhe z.Rama është shumë pozitiv dhe z.Berisha ka ftuar edhe dje dhe jam i bindur që do ta ftojë vazhdimisht z.Rama si kryetar i Partisë më të madhe opozitare për të bashkëpunuar në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të gjithë qyetarëve shqiptarë. Jam i bindur se qeveria do të ecë në këtë drejtim konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe shpresoj që edhe opozita të kontribuojë sepse i ka të gjitha mundësitë për të dhënë kontributin e saj në këtë proces shumë të rëndësishëm për të gjithë vendin.Pyetje: A është i mundur një takim Meta-Rama?Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z.Ilir Meta: Unë jam i hapur në çdo moment dhe të jeni të sigurtë që mazhoranca është shumë e hapur për të bashkëpunuar me opozitën, absolutisht dhe me veprime konkrete dhe jo thjesht vetëm me deklarata, por natyrisht që duhet vullnet nga të gjithë, sepse e theksoj edhe një herë, momenti është i rëndësishëm dhe historik dhe duhen lënë gjërat e vogla përpara aspiratës kryesore që bashkon shqiptarët. Integrimi nuk i ndan shqiptarët në të majtë e në të djathtë....