E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave: S’do ketë shtyrje për pagat dhe pensionet- do shpërndahen brenda dhjetorit

Përgenjështrohen deklaratat e pabaza të opozitës se do të shtyhen pagat dhe pensionet për në janar të 2010-ës. Ministria e Financave duke hedhur poshtë këtë spekullim deklaron se të gjitha pagesat për pagat e pensionet do të shpërndahen sipas ligjit dhe nuk do të ketë asnjë shtyrje pagese për në muajin Janar.Ministria e Financave me anë të një deklaratë për shtyp lëshuar ditën e sotme ka përgënjeshtruar deklaratat e opozitës në lidhje me pagat, pensionet dhe shpërblimet e fundvitit duke sqaruar se të gjitha pagesat për pagat e pensionet do të shpërndahen sipas ligjit dhe nuk do të ketë asnjë shtyrje pagese për në muajin Janar.“Ministria e Financave do të paguajë brenda muajit Dhjetor edhe te gjitha shpërblimet prej 1 miliard lekë, sipas vendimit  të qeverisë Nr. 1215 dt. 16.12.2009, për punonjësit e administratës publike në masën 10 mijë dhe 15 mijë lekë. Ministria e Financave brenda muajit Dhjetor do të kryeje pagesat për shumën 1.4 miliard lekë, sipas vendimit te qeverise Nr. 1216 dt.16.12.2009 për shpërblimin e të gjitha kategorive të pensionistëve në shumën 2500 lekë për pension, përfshirë pensionet e pleqërisë, familjare, të invaliditetit, ish-minatorët, ish -punonjësit e industrisë ushtarake dhe të gjithë kategoritë e tjera me trajtim pensioni të parakohshëm dhe trajtim të veçantë financiar”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Financave.Më tej, Ministria e Financave sqaron se brenda këtij muaji do të përfundojnë edhe të gjitha pagesat e prapambetura prej 400 milion lekë për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që përfitojnë ndihmë ekonomike....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›