E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Interesat partiake penguan marrjen e statusit kandidat

11-12-2012 / Gazeta 55

LSI, takim në qytetin e Shkodrës, 300 anëtarësime të reja

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim më qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Shkodrës. Në këtë takim ka qenë i pranishëm Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, që  në fjalën e tij u shpreh se dita e sotme duhet të ishte ditë festë për të gjithë shqiptarët për marrjen e statusit.
Sipas tij një gjë të tillë e pengoi konflikti politik dhe vënia e interesave partiake mbi ato kombëtare. 
Kreu i LSI-së u shpreh se mesazhi më i mirë që duhet të jepet nga Shkodra është mesazhi i Ramush Haradinajt i cili pas fitores së tij të dytë ndaj akuzave që i kishte bërë Serbia në Tribunalin e Hagës u shpreh se, “Ne do të marrim përgjegjësi dhe ne duhet të vazhdojmë dialogun me Serbinë në emër të së ardhmes së gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të një të ardhme evropiane të të gjithë rajonit”.
Sipas kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për mesazhe bashkëpunimi, nuk kanë nevojë as për retori konfliktuale, as për bllokime artificiale dhe për akuza reciproke pa limit.
Duke përfunduar Meta i uroi mbarësi të gjithë anëtarëve të rinj që u afruan me LSI-në. 
Në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës përshëndetën me fjalën e tyre Sekretari Politik i LSI-së në Qarkun e Shkodrës, Gëzim Podgorica, Kryetari i LSI-së në Shkodër, Edip Shiroka si dhe kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Shkodër, Rozafa Zmijani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›