Koha, vonohen tragetet në Durrës
Në Durrës pavarësisht kohës së keqe që ka bërë një ditë më parë, tragetet janë nisur sipas orareve dhe puna për imbarkimin e 3 trageteve të tjera, që punonin në linjat dopjo korse, ka vijuar. Sipas kapitenit të Portit të Durrësit Hysni Aruci situata sot do të kthehet në normalitet pasi pritet dhe rënia e trafikut detar.
Aruci theksoi se 230 pasagjerët do të udhëtojnë me tragetet e të njëjtës kompani sonte në drejtim të portit të Barit ku linja është e lundrueshme dhe do të rimbursohen nga kompania e lundrimit që mbulon linjën Durrës -Ankona dhe anasjelltas.
Sipas Arucit gjatë dy ditëve janë larguar me 6 tragete rreth 4500 pasagjere. 3 të parët kanë qenë të linjave të zakonshme, të cilat janë nisur në orare të caktuar pa vonesa, ndërsa 3 të tjerët kanë qenë tragete që kanë punuar kopjo- korsë dhe që janë përpunuar gjatë orëve të natës.
Mark Brunga